Drejtësia u varros nga Rama! Ndërkombëtarë, në ç’vrimë jeni futur, pse nuk flisni?

Nga Petrit VASILI

Sot, Edi Rama e varrosi Reformën në Drejtësi dhe deklaroi hapur se ka instaluar një drejtësi të komanduar, të zaptuar nga ai dhe partia e tij përmes deputetëve në Parlament.

Ju, ndërkombëtarë, u bëtë protagonistë në miratimin e Reformës me çdo kusht. Kërcënuat deputetët edhe me mesazhe personale për të votuar Reformën. Përmes surrateve emblematike të ambasadoreve Vllahutin dhe Lu u bëtë pjesë e pazareve për votimin, edhe me vota të blera.

Akuzuat opozitën dhe liderët Berisha e Meta si gjoja pengues të Reformës. Kërkuat dhe u futët në Kushtetutë përmes Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, si gjoja garanci për zbatimin e Reformës.

Lëshuat kilometra të tera deklaratash të njëpasnjëshme për të siguruar votimin e Reformës me çdo kusht. Ju, që nga Komisioneri Hahn, Zëvendës-Sekretarja e Shtetit Nuland, Asistenti i Sekretarit Hoyt Brian Yee, dhe një lumë të tjerë ndërkombëtarësh, prodhuat tonelata deklaratash dhe kërcënimesh për të detyruar miratimin.

Shpenzuat qindra miliona euro dhe dollarë nga taksat e qytetarëve tuaj, për të mbështetur një Reformë që sot Rama e varros publikisht dhe ligjërisht në Kuvend.

Nderkombëtarë, ku jeni tani? Në çfarë vrime jeni strukur? Kush ju mbylli gojën? Me çfarë zarfi, qese apo thesi u mbyll goja?

Ja si ‘putheshin’ Lu dhe Vlahutin nga ‘gëzimi’ i votimit të Reformës-por kjo në të vërtetë rezultoi puthja e vdekjes së saj.

Ndërkombëtarë, në ç’vrimë jeni futur, pse nuk flisni? Drejtësia u varros nga Rama!

About Redaksia

Check Also

Ndryshimet “epokale” që solli Belinda Balluku

Nga Ola XAMA Sot dëgjuam se si kryeministri analizoi një për një arritjet që ka …