Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka reaguar mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë.
E pyetur nga News24 për një qëndrim lidhur me refuzimin e PS për t’i hequr imunitetin Belinda Ballukut, e pandehur për shkelje të barazisë në tendera në disa raste, nje zyrtar i ambasadës së SHBA në Tiranë shkruan: “Pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për vazhdimin e bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit ndërkombëtar”.
Në përgjigjen e emailit nga ambasada e SHBA, thuhet gjithashtu se “Nuk kemi koment për çështje ligjore që janë në proces”.
Me një gjuhë diplomatike të kujdesshme, Shtetet e Bashkuara përmes Ambasadës në Tiranë kanë paralajmëruar sot se bashkpëunimi me Shqipërinë do të vazhdojë vetëm nëse respektohet pavarësia e drejtësisë duke lënë të kuptohet se pa një respektim të tillë të pavarësisë të drejtëisë Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin këtë bashkëpunim. Kjo është një nga deklaratat politike më të forta të Shteteve të Bashkuara që vjen vetëm një ditë pasi Rama sulmoi prokurorët dhe gjyqtarët duke mos lejuar arrestimin e zëvendësës së tij, Balluku me mandat arresti nga SPAK.
Gazeta RD