Rritet çmimi i naftës, shkon në 200 lekë për litër!

Rritet në disa pika të pakicës në Tiranë dhe përgjatë autostradës çmimi i naftës me 16 lekë për litër, nga 182 lekë për litër që ishte ditën e premte më 6 Mars. Sot çmimi i shitjes së naftës ka rritur në nivelin prej 198 lekë për litër.

Nga vëzhgimi në autostradë rritja është reflektuar në pikat e karburantit të disa kompanive, si: “Kastrati” dhe “Alpet”, “Gega” ku rezulton se çmimi i naftës ka arritur 198 lekë për litër, ndërsa benzina po tregtohet me 188 lekë për litër.

Rritje është reflektuar edhe në disa pika brenda Tiranës.

Në pikën e pakicës së kompanisë Kastrati pranë zonës së Xhamllikut nafta po tregtohet 198 lekë për litër nga 182 lekë për litër që u shit ditën e premte.

Po ashtu edhe në disa pika të kompanisë “Elda” çmimi i naftës ka arritur 198 lekë për litër nga 189 lekë që u tregtua ditën e djeshme. Rritja për këtë kompani ëhstë edhe me 9 lekë të tjera.

Shoqata e Hidrokarburave thotë se tregu i pakicës ka reflektuar ndryshimet e çmimeve në bursa pas ditës së premte.

Në bursat e huaja ditën e premte çmimi i naftës arriti 88.9 USD për fuçi.

Të dielën në darkë çmimet arritën në nivelin e 103 USD për fuçi dhe mëngjesin e të hënës çmimi arriti në 103 USD për fuçi.

Ndërkohë ditën e djeshme në darkë pas deklaratës së presidentit Donald Trump për ndërprerje të sulmeve në bursat e huaja çmimi i naftës zbriti në 90 USD për fuçi. Para nisjes së sulmeve në Lindjen e Mesme, nafta në bursë tregtohej me çmim 65 USD për fuçi.

Në vend, rritja e çmimit të naftës në tregun e pakicës nisi prej 4 Marsit fillimisht me 4 lekë për litër. Nga 175 lekë çmimi arriti në 179 lekë për litër. Çmimi prej 175 lekë për litër kishte mbetur i pandryshuar prej muajit tetor 2024.

Me tej më 6 Mars çmimi u rrit sërish me 3 lekë duke arritur në 182 lekë për litër./ Monitor

About Redaksia

Check Also

Terrori policor ndaj protestuesve, një person përfundon pa ndjenja te sheshi “Skëndërbej”

Një person ka mbetur pa ndjenja në sheshin Skënderbej gjatë ndërhyrjes së dhunshme të policisë …