Pazaret e Ramës me “Eskobarin e Ballkanit”

Qeveria është treguar bujare për “Escobarin e Ballkanit”, alias Klement Balili, duke i kursyer atij më shumë se 1 milionë euro, në kompensimin që i detyrohet shtetit.

Gjykata vendosi kalimin në pronësi të shtetit të 13 apartamenteve dhe 1 njësi me sipërfaqe totale 863,5 m², ndërsa Balili u detyrua të paguajë vetëm 1 milion euro kompensim nga 2.1 mln euro vlera reale. Agjencia e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, AAPSK, argumenton se apartamentet u vlerësuan me rreth 30% më pak se çmimi real i tregut, duke ulur të ardhurat që shteti mund të kishte përfituar në mbi 2 milion euro, “si vendim në interes të publikut”.

Nuk është e qartë se si mbrohet interesi publik nga favorizimi i një kontigjenti kriminal dhe resortit të ndërtuar me para të pista, po AAPSK e rreshton këtë si një nga sukseset e arritura vitin e shkuar. Mënyra e menaxhimit të pronave të konfiskuara, përfshirë uljen e çmimit të shitjes, krijon pakënaqësi në sistemin e ndëshkueshmërisë, si dhe ngre dyshime mbi influenca të jashtme./ Zoom.al

About Krye Redaktor

Check Also

Kreu i Dhomës Amerikane/ “Duhen kompani amerikane për të ofruar asistencë”

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Grant Van Cleve, ka reaguar për mediat …