Kryetari i PD, Sali Berisha, tha se, Edi Rama vulosi me rrëzimin e kërkesës së SPAK për Belinda Ballukun, fundin e tij politik, ndërsa e konsideroi këtë ditë si pranverën e fitores për demokracinë.
Berisha tha se, kjo që ndodhi sot është apel për ndërgjegjen e çdo shqiptari që e do këtë vend të bashkohet për të larguar një minutë e më parë qeveritarin më të poshtëruar që kanë pasur në historinë e tyre, Edi Ramën.
Berisha: Kjo që ndodhi sot është autorizim i plotë për kryengritjen më të fuqishme të qytetarëve shqiptarë kundër tij.
Është kushtrim i plotë të vazhdojmë të pamposhtur kryengritjen tonë paqësore gjer në largimin e tij nga pushteti.
Kjo që ndodhi sot është apel për ndërgjegjen e çdo shqiptari që e do këtë vend të bashkohet për të larguar një minutë e më parë qeveritarin më të poshtëruar që kanë pasur në historinë e tyre, Edi Ramën.
Ndaj dhe le të vazhdojmë ne këtë betejë.
Edi Rama mendon se mbylli dosjen e tij duke votuar kundër heqjes së imunitetit.
Por dosja e tij nuk mbyllet kurrë dhe do ta ketë si gur varri, edhe pas vdekjes në varrin e tij do i vendoset, hajdut, këtu prehet një kryehajdut do shkruhet për të.
Ndaj dhe le të vazhdojmë ne kryengritjen tonë paqësore.
Kjo është pranvera jonë.
Kjo është pranvera në të cilën ne duhet të fitojmë, do të fitojmë.
Kjo është pranvera në të cilën ne do i rikthejmë shpresën e madhe Shqipërisë.
Do rivendosim Shqipërinë në rrugën e dinjitetit, në rrugën e integrimit, në rrugën e lirisë.
Ju falënderoj me shumë mirënjohje për ardhjen tuaj sot.
Ata i tmerruat sot aty.
Ju nuk mund ta imagjinoni, njëri kishte marrë rojen, e mbante aty tek karrigia.
Të tjerët, meit të bërë dhe dolën andej nga mbrapa, nuk ua mbajti me dalë nga këndej.
Por do vijë dita që ata do largohen përfundimisht nga ai parlament dhe aty do jenë përfaqësuesit e qytetarëve shqiptarë.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!
Gazeta RD