Këlliçi: 82 votat e turpit kundër Shqipërisë! Mbrojtja e Ballukut mbi drejtësinë dhe Shqipërinë!

Ne një reagim në rrjetet e tij sociale, deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, u shpreh se “82 votat e turpit janë kundër Shqipërisë!”.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se me votën e sotme ngriti një sulltanat privat në Kuvend, duke mbrojtur imunitetin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe duke shkelur hapur drejtësinë, integrimin europian dhe parimin e barazisë para ligjit.

Këlliçi shkruan se, ky është momenti kur qeveria tregoi se mbrojtja e korrupsionit është më e rëndësishme se interesi i vendit dhe se qytetarët nuk do të lejojnë që Shqipëria të rrëshqasë drejt një regjim hajdutërie.

Reagimi

82 votat e turpit, kundër Shqipërisë!

Edi Rama sapo ngriti kartonat në Kuvend për të krijuar imunitet ekstra para drejtësisë dhe për të mbrojtur korrupsionin, duke shënuar një rekord të shëmtuar e historik.
Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, e pandehur me akuzën e shpërdorimit të 1.1 miliardë eurove, është kufiri që Edi Rama i vendos drejtësisë.

Eshtë e qartë se aferat për të cilat hetohet Balluku, janë afera të Edi Ramës, ku ai është totalisht i përfshirë. Ndaj, mbrojtja e saj u bë për Kryeministrin e shumicën, më e rëndësishme se integrimi i vendit, se raportet me Brukselin, se barazia para ligjit, se lufta ndaj korrupsionit.

Me votimin e turpshëm sot që do të mbahet mend gjatë dhe do të ngelet si vepër e Edi Ramës dhe e të gjithë atyre deputetëve që ngritën kartonin pro-korrupsionit e kundër drejtësisë, u shkel haptazi vija e kuqe.

Shqipëria nuk e kaloi testin kritik.

Edi Rama u tregoi qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, me votë, me vendim Parlamenti, se ai ngriti sot sulltanatin e tij privat.
Ky regjim hajdutërie i themeluar sot në Kuvend, nuk do ta ketë jetën të gjatë sepse është ngritur kundër vlerave, parimeve e aspiratave të shumicës së shqiptarëve.

Shqiptarët nuk meritojnë të kenë një Republikë të Korrupsionit, ku abuzimi me fondet publike dhe paratë e shqiptarëve mbrohet me votë.
Vendi ynë sot është pranë një gremisje të rrezikshme. Por, në honin e zullumit të tij do të bjerë Edi Rama.

Bashkë me qytetarët, nuk do lejojmë që ai të marrë me vete dhe Shqipërinë.

About Redaksia

Check Also

Bashkimi Europian reagon ndaj Ramës/ “Lejo SPAK të kryejë detyrën ndaj Ballukut”

Zyra e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar për Panorama Online, në lidhje …