Amerikanët i hedhin në erë Ramës pastrimin e parave me projektin e Alabarit në Durrës

Anulimi i tenderit për Porto Romnon pritet të krijojë pasoja zinxhir për një tjetër projekt të madh që lidhet drejtpërdrejt me fatin e portit aktual të Durrësit. Bëhet fjalë për projektin turistik Durres Marina, i promovuar nga biznesmeni nga Dubai Mohamed Alabbar. Amerikant i kanë hedhur në erë ramës projektin e pastrimit të parave me projektin e Alabar.

Ky projekt parashikon transformimin e portit ekzistues të Durrësit në një kompleks turistik me marina, rezidenca dhe kulla luksoze. Por realizimi i tij është i lidhur drejtpërdrejt me zhvendosjen e aktivitetit tregtar drejt portit të ri në Porto Romano.

Nëse ndërtimi i portit të ri shtyhet ose rishikohet nga e para, procesi i zhvendosjes së portit aktual mbetet i bllokuar. Kjo krijon një situatë të re për projektin turistik në Durrës, i cili ishte konceptuar mbi premisën se porti tregtar do të largohej nga qyteti, apartamentet janë shitur dhe vlera e tyre ka arritur në disa dhjetëra miliona euro blerje në ajër.

I pari që ka paralajmëruar për ngërçin që do të krijohej për shkak të problemeve me projektin e Porto Romanos ishte ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj.

“Jemi duke folur për një rrezik që Shqipëria të mbetet pa port, sepse Alabari dërgon letra zyrtare kërkon lirimin e portës 4, por po të lirosh portën 4 s’ka më port Shqipëria. Dhe nesër, Alabarit i lind e drejta të shkojë në arbitrazh dhe do të na varrosi sepse sipas kontratës që ka ne nuk po i lirojmë hapësirat” shprehej Arben Ahmetaj

Në këtë mënyrë, anulimi i tenderit për Porto Romanon prek një investim portual prej qindra milionë eurosh, por edhe rrezikon të ndikojë edhe mbi të gjithë zinxhirin e projekteve që janë ndërtuar mbi idenë e zhvendosjes së portit të Durrësit dhe transformimit të vijës bregdetare të qytetit.

About Krye Redaktor

Check Also

Kush janë dy rusët?/ Rama u dhuron rusëve dy perla të bregdetit, Zvërnecin dhe Pishë Poron

Ndërsa vëmendja e opinionit publik është zhvendosur te tensionet gjeopolitike dhe skandalet e korrupsionit në qeveri, në …