Kuvendi i turpit…

Nga Adriatik DOSTI

Quaje e quaji si te duash, por tashme nuk behet me fjale per turp per ta pasi edhe vete turpi ka turp prej tyre…
Ashtu sikurse edhe pritej e sic lajmeroi edhe publikisht Djalli ne krye te tyre …kuvendi e kuvendaret e kuq me forcen e kartonit te vjedhur e te blere votuan sot ne mbrojtje te krye- hajdutes ose thene ndryshe bashke – grabiteses se Rames ish zv. kryeministres B.Balluku.
Votuan per milionat e vjedhura prej xhepave te tu te varfer o popull…votuan per te mbrojtur rruget e tunelet e tyre te shembura…per inceneratoret inegzistente, per anijet fantazem ne portin e Vlores , per tenderat mafioze, per vjedhjen e frikeshme ne portin e Durresit , per korrupsionin skandaloz te aeroportit te Vlores …votuan per skandalet e tyre pa fund…per imoralitetin, pa fytyresine e tyre e per antishqiptarine e terbuar qe kane ne gjak.
Rama e te tijte dolen tashme hapur jo vetem kundra Spak qe deri dje thoshin se i jepnin mbeshtetje por ata dolen hapur edhe kunder vete Reformes ne Drejtesi te cilen po deri dje e konsideronin si sukses te madh te qeverisjes se tyre .
Kuqalashet , hajdutet , kriminelet e anti- shqiptaret e sotem dolen hapur edhe kundra vete BE ne te cilen gjoja aspirojne te bejne pjese por dolen hapur e kundra gjithashtu edhe ndaj aleateve e partnereve tane historike e strategjike qe nxisin luften kunder abuzimit me pushtetin e korrupsionin…SHBA – ve.
Rama e te tijte sot sfiduan cmendurisht gjithkend dhe votuan Pro hajdutlliut e grabitjes, pro abuzimit e korrupsionit, pro droges , imoralitetit e krimit .
Votuan Pro banditeve e bandave kriminale …votuan Pro deputeteve miq – banditesh e ministrave shok per koke te krimineleve .
Votuan per te legalizuar e mbrojtur me ligj hajdutllikun ne kurrizin tend o popull.
Votuan Pro Ulsiut e Taos…Pro Belindes e Xhackes …Pro Kumbaros e Manastirliut …votuan e fituan me votat e mjera te Zegjinese injorante te Roskovecit e te Deputetes perfaqesuese te bandave te krimit te Elbasanit…Sara Miles .
Nuk votuan thjesht per te mbrojtur Balluken por per te mbrojtur “Bablokun” e tyre ose thene me shqip Ramen – Babain e hajdutllikut ne Shqiperi.
Votuan haptazi kunder teje e duke te poshteruar e neperkembur TY te parin e si kurre me pare o populli im.
Ndaj dhe ta gezosh voten e tyre!

About Redaksia

Check Also

Shqipëria, laboratori i heshtur i një rendi që nuk njeh sovranitet…

Nga Felix BILANI Sot, Shqiperia nuk po qeveriset, ajo po “operohet”, nen tymin e imazhit …