Prova e së vërtetës e atyre që nuk duan as reformat e as integrimin e Shqipërisë në BE!

Nga Alba KEPI

Sot që prova e së vërtetës e atyre që nuk duan as reformat e as integrimin e Shqipërisë në BE!

A duhet imuniteti parlamentar të shërbejë për mbrojtjen e demokracisë, apo për t’i shpëtuar hetimeve?

Deklaratat e ambasadave të Holandës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar janë të kujdesshme në formë, e të qarta në mesazh: lufta kundër korrupsionit, sidomos në nivelet më të larta të pushtetit, është një kusht i panegociueshëm për avancimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Fjalët “pa pengesa”, “llogaridhënie” dhe “garanci nga politika”, janë sinjale të qarta se vendimi i Parlamentit nuk përputhet me pritshmëritë ndërkombëtare.

Në diplomaci, kritikat rrallë shprehen drejtpërdrejt, por kur bëhen publike, pesha e tyre është e rëndë. Mesazhi është i thjeshtë: drejtësia duhet të ketë mundësinë të veprojë pa pengesa politike dhe nuk mund të jetë selektive.

Ky vendim nuk është vetëm një çështje e një individi. Ai ngren dyshime serioze mbi gatishmërinë e politikës shqiptare për të lejuar që drejtësia të veprojë edhe kur hetimet prekin nivelet më të larta të pushtetit.

Nëse Shqipëria dëshiron të jetë një vend kandidat serioz për BE, ky nuk mund të jetë një privilegj për të fuqishmit drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë.

A është Shqipëria gati që edhe njerëzit më të fuqishëm të përballen me drejtësinë njësoj si çdo qytetar tjetër?

Përgjigjja nuk përcakton vetëm fatin e një rasti konkret, por besueshmërinë e gjithë reformës në drejtësi dhe seriozitetin e aspiratës europiane të vendit.

Sot qe prova e atyre që i thanë jo këtyre prioriteteve kombëtare.

About Redaksia

Check Also

Arsyeja pse sot PS përfaqësohet nga 82 skllevër vullnetarë

Nga Irena BEQIRAJ Këto rreshta i kam shkruar në 7 Shtator 2023! Sepse kanë munguar …