“Kasa për fëmijë” është produkti i kombinuar i sigurimit, që SIGAL LIFE sjell në tregun e sigurimeve të jetës. Për nga përfitimet, ky produkt konsiderohet ideal për çiftet që sapo kanë nisur prindërimin.
Për një çmim sigurimi që paguhet 6-mujor ose vjetor, fëmija përfiton shumën e kursyer dhe të maturuar gjatë 10, 15 ose 18 viteve të kursimit nga prindërit. Këtë e zgjedhin prindërit. Sa më e gjatë periudha, aq më i madh fitimi.
Nga ana tjetër, nëse gjatë kësaj periudhe, fatkeqësisht, njëri prej prindërve humb jetën, përfituesi merr menjëherë shumën maksimale të mbuluar nga sigurimi i jetës.
CEO i SIGAL shpjegon produktin
Për më tepër CEO i Sigal Insurance Group, z. Avni Ponari, sqaroi për mediat:
“Nëse dikush kërkon që femija i tij, i sapolindur, kur të bëhet 20 vjeç, të ketë një shumë, marr shembull 100 mijë euro, atëhere, kjo është e mundur dhe është e mundur te SIGAL. Bëhet edhe sigurimi i jetes, pra, ti paguan çdo vit një vlerë të caktuar për të patur 100 mijë euro fëmija, atëherë do të paguash në vit 5 mijë deri në 6 mijë euro…dhe ke të siguruar edhe jetën ti si mbrojtes dhe garantues i kësaj pagese. Dhe në rast se diçka ndodh gjatë kësaj kohe, fëmija ka të garantuar shumën e përcaktuar, në vlerën e caktuar edhe në rast se ti ke paguar vetëm një këst vitin e parë.”
Shembuj konkretë
Për një familje me të ardhura të mesme, 150,000 Lekë në vit, për të dy, është vetëm një kursim 6,250 Lekë në muaj. Për përfitimet që sjell, kjo është një shifër e arritshme.
A mund të depozitohet edhe një shumë më e madhe? Sigurisht që po. Mund të ndodhë që klienti të paraqitet me një kërkesë të thjeshtë: “Dua që pas 18 vitesh fëmija im të ketë 100 mijë euro në llogari. Sa duhet të depozitojmë unë dhe gruaja ime çdo vit?”. Në SIGAL kjo është e mundur.
Po ashtu, prindërve u paraqiten edhe skenarë të ndryshëm kursimi.
Për shembull, nëse depozitohen 50 mijë lekë në vit, pas 18 vitesh shuma në depozitën e fëmijës arrin rreth 1.13 milionë lekë.
Nëse depozitohen 100 mijë lekë në vit, shuma përfundimtare do të jetë afërsisht 2.23 milionë lekë.
Me primin 150,000 Lekë në vit, fëmija, në moshën 18-vjeçare, do të ketë 3.34 milionë Lekë në llogarinë e tij.
Ndërsa me 300 mijë lekë në vit, 150 mijë lekë të kursyera nga secili prind, ose 13,500 Lekë në muaj, pas 18 vitesh mund të arrihet një shumë rreth 6.69 milionë lekë në depozitën e fëmijës.
Shkollimi, biznesi i parë, kësti i parë i një imobilareje, të shumta janë vendimmarrjet financiare që mund të bëhen me 6.69 milionë Lekë.
“Kasa për Fëmijë”
Në fund, gjithçka varet nga mundësitë financiare dhe zgjedhjet konkrete të prindërve, si edhe nga objektivi që ata kanë për kursimet e fëmijës.
Falë produktit “Kasa për Fëmijë”, nëse përgjatë këtyre 18 vjetëve ndodh që njeri nga prindërit të humbë jetën, fëmija përfiton shumën e plotë, jo më si kursim i maturuar, por si sigurim jetësor: shumën e plotë, 3.34 milionë për kë depoziton 150 mijë Lekë/vit, 6.69 milionë për kë depoziton 300 mijë Lekë/vit, e me radhë.
Në këtë mënyrë, “Kasa për Fëmijë” nga SIGAL LIFE ofron një zgjidhje të sigurt, dyfishe, për prindërit që duan të planifikojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre, por edhe duan ta veshin atë me më shumë siguri financiare.
Gazeta RD