Berisha: Ne i ndërtuam rrugët me kompanitë më të mëdha evropiane, këta i vjedhin paratë me ndërtues shqiptarë

Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë fjalës në takimin për infrastrukturën të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës në PD, akuzoi Edi Ramën dhe qeverinë e tij, se me ndërtuesit shqiptarë janë vjedhur paratë e taksave të shqiptarëve.

Berisha theksoi se, PD gjatë qeverisjes së saj, ja besoi ndërtimin e rrugëve kompanive më të mëdha evropiane, duke sjellë edhe punë cilësore.

Berisha: Pra, nuk ka pasur, nuk ka krime më të mëdha ekonomike se sa krimet që u kryen në infrastrukturë.

Të etshëm, të papërmbajtur në vjedhje, këta copëtuan çdo vepër publike, çdo rrugë në lote dhe ndërro kërkesat nga një lot në tjetër sikur njëri të ishte në Alpe dhe tjetri në shkretëtirë, pacaka se ishin në vazhdimësi në të njëjtin terren.

Kjo ka bërë që pas 12 vitesh, sot është tmerrësisht e dhimbshme se përveç 27 kilometrave të Rrugës së Arbrit, që edhe ato herë shemben, herë funksionon, të pyesësh ku kanë shkuar, ku janë.

Asnjë nga problemet madhore të transportit nuk mori asnjë përgjigje.

Asnjë përgjigje!

Përkundrazi, u injoruan në një dënim të vërtetë për qytetarët.

Edhe inspektori më i thjeshtë i policisë shqiptare e di se fluksi më i madh i automjeteve në Shqipëri hyn nga veriu. Hyn nga Muriqani, Hani i Hotit dhe Morina dhe kjo ka vite kështu.

Dhe, nga Lezha dhe në çdo drejtim nuk është ndërtuar për të lehtësuar këtë fluks qoftë edhe një kilometër rrugë. Jo.

Edhe një rrugë që u ndërtua Shëngjin-Velipojë, edhe ajo u shemb. Por ajo nuk ka të bëjë me këtë fluks, ka karakter turistik, por projekti ka qenë i yni.

Pra, Shkodra me Tiranën do tre dhe katër orë.

U investua në mënyrën më antiekonomike 220 milionë në tunelin e Llogarasë, shkurton gjithsej 13 minuta.

Dhe përjashton njërën nga panoramat më të bukura të të gjithë bregut dhe të të gjithë Shqipërisë, që është panorama që hapet në Qafën e Llogarasë.

Dhe u mor vesh pse u ndërtua, për të futur në xhep 50 milionë euro me një të rënë të lapsit.

Shembin rrugën Elbasan-Librazhd në Përrenjas dhe nuk ndërtojnë bajpasin e Elbasanit.

Bajpasi i Elbasanit përbën një emergjencë, një qytet që tuneli e bashkoi me Tiranën, tani është ferr të kalosh.

Dhe këta e shkojnë e ndërtojnë përtej Elbasanit, ndërtojnë në Dragostunjë dhe e shembin edhe atje rrugën.

Unë nuk jam kundër Korridorit 8, unë kam qenë gjithmonë për ta ndërtuar atë, por ti e fillove nga Tirana, shkove në Elbasan, bëje bajpasin dhe dil përtej Elbasanit.

Nuk ka një objekt, ta themi edhe këtë tani, ta dinë shqiptarët, se rrugët mbi 11 mijë kilometra rrugë që u ndërtuan, kryesoret u ndërtuan nga kompani të mëdha evropiane.

Po, që të gjitha.

Nga Kakavija gjer tek Hani i Hotit.

Kurse këta kanë ndërtuar rrugë si të vjedhin më shumë se si të ndajnë paratë më shumë me ndërtues shqiptarë.

Unë nuk jam kundër ndërtuesve shqiptarë, por me këto vepra qëkanë lënë mbrapa, i kanë nxirë faqen vetes në mënyrën më të jashtëzakonshme.

Dhe shikoni, asnjë prej tyre nuk bëhet përgjegjës sot.

Ka ndodhur një hata në të gjitha rrugët, por njeri që të mbajë një përgjegjësi të vetme nuk ka se janë ministrat që kanë ndarë paratë me Edi Ramën, nuk mund të kapen.

Ndaj dhe ky departament është në misionin e tij për të hartuar planin më të mirë për ndërtimin e urbanistikës më moderne, për të përcaktuar përparësitë e mëdha me të cilat do fillojë që muajt e parë.

Kruja nuk është një qytet kaq i madh, po Kruja është një qendër shumë e madhe historike dhe turistike.

Të shkosh në Krujë, mos e pyet. Për sa? Për 15 kilometra rrugë që ka, me projekt e çdo gjë aty është.

Nuk ia ndërton njeri, vetëm mashtrime.

About Redaksia

Check Also

Ndoci: Qytetarët shqiptarë ende pa ujë 24 orë dhe me kanalizime që ndotin lumenjtë dhe detin

FJALA E INXHINIERES, SILVA NDOCI NË TAKIMIN ME EKSPERTËT E DEP. TË INFRASTRUKTURËS NË PD …