Zgjedhjet parlamentare të muajit maj të viti të kaluar nuk kaluan pa u monitoruar nga SPAK, i cili në raportin e saj thotë se zyrtarë të ndryshëm ofronin përftimeve dhe vende punë në këmbim të votës. Sipas raportit të publikuar javën e kaluar, vihet në dukje edhe përpjekja e vazhdueshme e tyre për tē shmangur kontrollin e organeve ligjzbatuese
10 muaj pas zgjedhjeve parlamentare ku mazhoranca qeverisëse siguroi plot 83 mandatë deputetesh, SPAK ka publikuar edhe një raport për ndikimin e mundshëm tek zgjedhësit.
Sipas këtij raporti, hetimet e SPAK-ut në atë kohë flasin për përfshirje të zyrtarëve në fushatën zgjedhore. Sipas strukturës së posaçme individë të ndryshëm, kërkonin ose ofronin përfitime në këmbim të mbështetjes elektorale.
Prokuroria e Posaçme thotë se këto përfitime përfshinin shpërblime monetare për votuesit, leje legalizimi të ndërtimeve informale, favore në vendin e punës dhe përfitime të tjera administrative.
Më tej, SPAK-u thotë se në disa zona, zyrtarë të pushtetit vendorë përdorën listat e zgjedhësve për të orientuar votuesit dhe për të ofruar përfitime direkte, duke evidentuar modele të koordinuara të ndikimit të paligjshëm në procesin zgjedhor.
Hetimet treguan gjithashtu, bashkëpunim mes individëve të përfshirë për të shmangur kontrollin e organeve ligjzbatuese dhe për të mbrojtur strukturën korruptive nga ekspozimi.
Për zgjedhjet parlamentare të viti 2025 nga struktura e posaçme u ngrit një task-forcë me qëllim evidentimin e çdo paligjshmërie në kuadër të zgjedhjeve vendore.
Sipas një raporti të publikuar në qershor të vitit të shkuar janë evidentuar 192 raste të dyshuara për krime zgjedhore.
Në atë kohë, vetë Altin Dumani, ish-kreu i SPAK-ut, tha se janë regjistruar 43 procedime penale, të cilat kanë kaluar në fazën e hetimit aktiv, ndërsa për 43 raste të tjera është vendosur mos fillimi i procedimit penal.
Po ashtu, 40 materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë pranë prokurorive të rretheve, ndërsa 17 të tjera janë bashkuar me procedime ekzistuese.
Gazeta RD