Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen me kryesinë ka theksuar edhe njëherë tjetër rëndësinë e procesit të primareve, në zgjedhjet që do të brenda partisë.
Ai tha se, ky proces dëshmoi edhe njëherë se nuk duhet të heqim dorë nga primaret, sa më shumë konsolidohet kjo traditë, aq më e fuqishme bëhet PD.
Berisha: Protesta e datës 22 është frymëzim për çdo shqiptar dhe secili nga ne duhet të japë kryengritjen më maksimal në një kryengritje të fuqishme më 22 mars, kryengritje që duhet t’u japë përgjigjen më të merituar akteve antikombëtare, antikushtetuese, antiligjore të Edi Ramës, që përpiqet me çdo kusht të mbrojë veten dhe sojin e tij hajdut nga ligji dhe Kushtetuta.
Ndërkohë, duhet të përgëzoj të gjithë kryetarët e rinj të zgjedhur në degët e PD nga Shkodra në Vlorë, Berat, Sarandë, Himarë dhe qytete të tjera.
Procesi zgjedhor është zhvilluar bazuar në primaret dhe unë mund t’u them se ka qenë një proces për të cilin falënderoj shumë pjesëmarrësit, të gjithë anëtarësinë, anëtarët që votuan, falënderoj organizatorët, drejtuesit, udhëheqësit politikë, koordinatorët dhe uroj nga zemra fituesit.
Ky proces dëshmoi dhe njëherë se ne nuk duhet në asnjë rrethanë të heqim dorë nga primaret.
Nuk mund të zëvendësojmë ne me asgjë vullnetin, të drejtën për vendimmarrje të anëtarëve tanë.
Janë zgjedhur, janë ndarë me mirëkuptim dhe sa më shumë konsolidohet kjo traditë, aq më e fuqishme bëhet PD.
Tani, siç e kemi detyrim që të kemi veprimtari shumëplanëshe njëkohësisht, duhet të vazhdojmë me finalizimin e zgjedhjeve në të gjitha degët e tjera.
Zgjedhjet e kryesive të PD në përpjekje të madhe për hapjen e kësaj partie për zgjedhje në drejtimin e saj të demokratëve me më shumë reputacion.
Gazeta RD