Berisha: Shkurtimi i jetës së qeverisë së Edi Ramës është detyrimi më madhor i opozitës!

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh në mbledhjen e grupit parlamentar se, detyra madhoshe e opozitës është shkurtimi i ‘jetës’ së qeverisë së Edi Ramës.

Berisha: Edhe njëherë duhet ti rikujtojmë  çdo shqiptari që nuk ka ndodhur të refuzohet ndonjëherë heqja e imunitetit të ministrave.

Vetëm në harkun kohor 2009-2012 u janë hequr dy ministrave dhe zv/kryeministrit imuniteti. I kanë dorëzuar vetë, nuk ka pasur asnjë lloj diskutimi dhe komenti.

Dhe për hir të së vërtetës, me zv/kryeministrin qeveria mund të binte nëse ai dëshironte. Por jo, ai dha dorëheqjen e do shkoj te prokurori tha, do paraqitem.

Pra ka vendosur një standard jashtëzakonisht për qytetarët dhe për vendin në të cilin thotë haptas se ai dhe ministrat e tij janë mbi ligjin.

Në të cilin ai haptas shumëzon si kurrë më parë drejtësinë me zero, e kyç e mbyll dhe e bën këtë në një kohë kur nuk ka qytetar shqiptar që e miraton një akt të tillë.

Nuk ka qytetar shqiptar që pranon që shefi i ekzekutivit ti mbyllë drejtësisë kur zyrtarët vjedhin qytetarët.

Nuk ka partner ndërkombëtar që nuk ka ndërhyrë dhe ka kërkuar që të zbatohet shteti ligjor dhe kushtetuta.

Në këtë kuadër opozita dhe vetëm opozita është vendimtare në zgjidhjen e kësaj krize.

Dhe kjo krizë zgjidhet vetëm me largimin e Edi Ramës.

Kjo krizë zgjidhet vetëm me kryengritjen paqësore të shqiptarëve.

Shkurtimi i jetës se qeverisë së Edi Ramës, është imperativi më madhor i kohës. Detyrimi më madhor i opozitës.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Seanca e ditës së martë një mbledhje e thirrur për axhendën personale të Kryeministrit, PD nuk merr pjesë

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, u shpreh se, opozita nuk do të …