Aktori i njohur: Shqipëria në rrezik! Qeveria, një SHPK që vetëm vjedh e pasurohet për vete!

Aktori i njohur, Neritan Liçaj në fjalimin e mbajtur para Foltores së vendosur përballë qeveris ka lëshuar akuza të rënda ndaj forcës politike në pushtet, duke e cilësuar atë si “partia më prostitutë” në historinë e Shqipërisë.

Sipas tij, origjina e kësaj partie lidhet me mbledhjen e bandave të klasifikuara si grupe kriminale që në kohën e Mbretit Zog, të cilat më pas u fshehën pas Frontit Demokratik.

Liçaj shtoi se, kjo parti nuk ka fituar kurrë zgjedhje në mënyrë të ndershme që prej vitit 1997, duke përdorur gjithmonë “banda, kriminelë, Sigurimin e Shtetit dhe patronazhistë”.

Sipas aktorit të njohur, vendi ndodhet në “anarki totale”, ku policia është një bandë, qeveria një SHPK që vjedh, dhe sistemet si drejtësia, arsimi e shëndetësia janë të rrënuara.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në protesta, duke e quajtur qëndresën ndaj pushtetit si shprehjen më të lartë të atdhedashurisë, pasi Shqipëria është vërtetë në rrezik.

Fjala e tij

E bëmë ne të paktën. Kështu në atë mënyrën tonë të rrëmujshme, të varfër siç ishim në 90-ën, por e bëmë ne të paktën. E bëmë ne, nuk na e bën të huajt. Dhe kjo është evidente dhe kjo është e dukshme për të gjithë. Dhe unë kam një pyetje, si nuk fituan njëherë ndershëm këta mo? Si nuk fituan njëherë ndershëm? Në ’97-ën, e djathta nuk lejohej të futej në jug nga bandat e kriminelëve që dënonin me vdekje Sali Berishën që ishte president. Dhe gati ishin francezët dhe anglezët, armiqtë tanë historikë, t’ia jepnin pushtetin këtyre. Dhe që atëherë këta nuk kanë fituar një herë ndershëm. Gjithmonë me banda, gjithmonë me kriminelë, gjithmonë me sigurim shteti, gjithmonë me patronazhistë. Asnjëherë pastër. Sepse në ADN-në tonë si popull, nuk është pa dallim krahine e ideje politike e të tjera e të tjera. Në ADN-në tonë si popull është konservatorizmi. Familja, kombi, flamuri, Shqipëria. Prandaj lufta sot është e ashpër.

Prandaj u dënua nga Stalini me vdekje, sepse ai shpjegon se çfarë i bëri komunizma shoqërive. Çau familjet, çau fshatrat, çau bashkësitë. Këtë kanë bërë këta. Përçarje, tërë jetën. Këta nuk kanë sunduar njëherë ndershëm. Një herë. Dhe shumë shqiptarë sot pyesin, ore pse jemi kështu? Përgjigja është fare e thjeshtë. Që nga ’45-a kur këta na pushtuan deri tani, 67 vite e kanë pasur pushtetin këta, prandaj jemi kështu ne. 13 e ka ky krahu tjetër, që na liberalizoi vizat, na dha drejtim perëndimor, që na futi në NATO, të paktën kufijtë nuk na preken, që ndërtoi, bëri gjëra të mira. Kurse këtyre dhe rrugët u mbetën rrugëve.

Kurse ky krahu këtej nuk ka shitur asnjëri. Po, ka pasur skizma, kanë pasur njerëz, kanë ikur. Normale. Në një parti politike ndodhin dhe në perëndim këto gjëra, bëhen dhe filma. Kurse këta ja fusin njëri-tjetrit, sepse është e vetmja mënyrë se si dinë të rrinë në pushtet gangsterët. Në një shfaqje që po luaj tani ka një batutë brilante. Një nga personazhet, s’po rri ta shpjegoj, që thotë, atdheu nuk është vetëm një copë tokë. Atdheu është të dish të bësh qëndresë kur qëndresa është më e vështirë se kurrë. Brilante. Prandaj arti është i madh, prandaj artin këta e sulmojnë. Dhe ja ku është qëndresa. U them të gjithë shqiptarëve, për të gjithë ata që s’kanë protestuar njëherë dhe nuk duan që të protestohen, nuk ka gjë më të bukur se t’i rrish pushtetit përballë dhe t’i thuash s’ke çfarë më bën fare.

S’ka gjë më të bukur. Kur je në krahun e të drejtës, kur je në krahun e familjes, të dinjitetit, të nderit, të sinqeritetit, ajo qëndresë bëhet aq e bukur sa të gjithë juve shqiptarëve që rrini në shtëpi edhe jepni këshilla nga divani, s’keni për ta kuptuar kurrë në qoftë se nuk dilni. Dilni sepse Shqipëria është vërtetë në rrezik. Si ka mundësi që kur ikin këta të majtët nga pushteti na lënë gjithmonë pa bukë?

Tani që po ikën ky karakatina këtu, ky që sa herë hap atë gojë që e quajnë, që është puset, puset, është kapak pusete, jemi që llogarisim kafet në fund të muajit. Dhe këtë e dimë të gjithë. Si ka mundësi që populli jonë, një popull vital, të bëjë, të bëjë pakt me varfërinë, të bëjë pakt me shtypjen. Të bëjë pakt me këtë mjerim. Shqipëria është në anarki totale. Policia është një bandë më vete. Qeveria është një SHPK që vetëm vjedh lekë e pasurohet për vete. Gjykatat i kemi o Zot, si mos më kurrë. Arsimi çorbë, arti i sulmuar, mjekësia që s’kanë ilaçe.

About Redaksia

Check Also

Berisha uron nga Kavaja Natën e Kadrit, merr pjesë në iftarin e organizuar nga Bashkia

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, mori pjesë mbrëmjen e se henes në …