Autoboti i UKT përplas për vdekje një grua në Tiranë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar paraditen e kësaj të marte në Tiranë.

Një autoboti i UKT-së (Ujësjellës Kanalizime Tiranë) ka përplasur një grua që lëvizte me motoçikletë. Kjo e fundit për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

Sipas raportimeve paraprake, ngjarja është regjistruar afër Gjykatës së Tiranës.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti, ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

About Redaksia

Check Also

Rama shkarkoi kreun e SHISH, Bardhi: Zgjidhja është dorëheqja dhe ndjekja penale e kryeministrit

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi …