Screenshot

Skandali/ Ergys Agasi në vilën e Ramës në Surrel, do t’i hiqet edhe masa e arrestit

Kryetari i PD, Sali Berisha, në konferencën me gazetarët u shpreh se, Ergys Agasi, i kërkuar nga SPAK, është parë duke shkuar në Surrel.

Më tej, Berisha paralajmëroi heqjen e masës së sigurisë ndaj Agasit, teksa ky i fundit vijon të shëtisë i lirë edhe pse një person në kërkim.

Berisha: Së dyti, vazhdojnë qarkullimi i Ergys Agasit, i lirshëm fare, dhe sipas qytetarit dixhital, ai është parë me makinën e tij, jo në eskortën e Edi Ramës siç ka qenë përpara, por është parë në një rrugë duke shkuar në Surrel, duke u ngjitur përpjetë.

A fshihet ai në Surrel apo shkoi për një takim në Surrel, këtë nuk mund ta them.

Por u them me siguri se Ergys Agasi, që së shpejti do i hiqet masa e arrestit, sepse Edi Rama me Sokol Sadushin e çliroi Agasin nga masa e arrestit si person nën hetim.

Nuk ka më masë arresti për Agasin kështu që gjithçka po shkon drejt konsolidimit të narkoregjimit dhe janë vetëm shqiptarët, qytetarët shqiptarë që do marrin fatin në duart e tyre.

22 marsi është dita e kryengritjes më të fuqishme paqësore që ka njohur Shqipëria në tërë historinë e saj.

Ndaj dhe ftoj çdo shqiptar në rrugët dhe sheshet e Tiranës të tregojmë revoltën, zemërimin, përçmimin tonë ndaj këtij regjimi.

About Redaksia

Check Also

Sekuestrimet zbardhin ‘perandorinë e korrupsionit’ të organizatës kriminale të AKSHI-t, që u pasurua me bekimin e Edi Ramës

DEKLARATË PËR MEDIA DEPUTETI I PD, KLEVIS BALLIU Përshëndetje, Sekuestrimi i pasurive të anëtarëve të …