Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP, agjendë intensive me liderët europianë

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, është nisur drejt Brukselit për të marrë pjesë në 50-vjetorin e Partisë Popullore Europiane (EPP).

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin belg, Berisha pritet të zhvillojë një agjendë intensive takimesh me drejtues dhe përfaqësues të partive aleate të djathta në Europë, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit politik dhe koordinimit për sfidat e përbashkëta.

Në fokus të vizitës do të jetë edhe një takim me kryeparlamentarin belg, si dhe një pritje zyrtare në ambientet e Parlamentit.

Ditën e nesërme do të zhvillohet pritja zyrtare, ndërsa pasnesër është parashikuar Samiti i zgjeruar i EPP-së, ku do të diskutohen çështjet strategjike dhe bashkëpunimi politik.

Pjesëmarrja në këtë përvjetor të rëndësishëm të EPP-së vjen në një moment kyç për Partinë Demokratike dhe opozitën shqiptare, duke synuar forcimin e mbështetjes ndërkombëtare dhe thellimin e marrëdhënieve me partnerët europianë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: “Neni Basha” nuk ka pse të preket, Edi Rama nuk bën zgjedhje, por farsa elektorale!

Anesti Bajramemaj, A2CNN: Ka një grup pune me 10 anëtarë me në krye Gazment Bardhin …