Tabaku: Lufta kundër korrupsionit dhe zgjedhjet e lira, themeli i rrugës europiane!

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, gjatë vizitës në Berlin pati mundësinë të zhvillojë një takim me Patricia Lips, Zëvendëskryetare e Grupit Parlamentar të CDU në Bundestag, përgjegjëse për çështjet europiane.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se diskutimi u përqendrua në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, ku lufta kundër korrupsionit dhe garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme mbeten themeli i këtij procesi.

Postimi

Gjatë vizitës në Berlin pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me @patricia.lips.mdb, Zëvendëskryetare e Grupit Parlamentar të CDU në Bundestag, përgjegjëse për çështjet europiane.

Një diskutim i hapur dhe i sinqertë mbi rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, ku lufta kundër korrupsionit dhe garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme mbeten themeli i këtij procesi.

Sot është e qartë: sfida më e madhe nuk janë ligjet, por zbatimi i tyre. Një kulturë politike që mbron korrupsionin jo vetëm dëmton besimin e qytetarëve, por pengon drejtpërdrejt avancimin e Shqipërisë në rrugën europiane.

Shqipëria ndodhet në një moment kyç. Është koha për të kaluar nga retorika te veprimi konkret. Vlerat europiane nuk janë fjalë në letër, por standarde që duhen zbatuar çdo ditë përmes reformave reale dhe rezultateve të prekshme.

Gjermania mbetet një nga aleatët më të rëndësishëm të Shqipërisë në këtë rrugëtim. Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme dhe për një partneritet të bazuar në vlera dhe standarde.

About Redaksia

Check Also

Thirrja e ish-ministrit të Brendshëm të Ramës/ “Zgjedhje të lira për të ndryshuar qeverinë”

Ish-ministri i Brendshëm, Sander Lleshaj, bën një analizë të fortë mbi ndryshimet e fundit në …