Berisha: Të ngremë zërin fuqishëm më 22 mars, sytë dhe mendja e partnerëve tanë janë te qytetarët dhe te opozita

Nga samiti i Partive Popullore Europiane ku po merr pjesë, kreu i PD, Sali Berisha u shpreh se, opozita do të ngrejë zërin fuqishëm më 22 mars dhe se sytë e mendja e partnerëve janë tek qytetarët shqiptarë.

Berisha: Natyrisht, sytë, mendjet e miqve tanë, partnerëve tanë në Evropë dhe në botë janë të drejtuar tek qytetarët shqiptarë, tek opozita shqiptare, qëndresa e tyre ndaj këtij regjimi, përpjekja e tyre për largimin e tyre.

Kështu që 22 marsi, këtu nga Brukseli shfrytëzoj rastin, nga ky moment historik siç ishte kremtimi i 50-vjetorit të PPE dhe samiti i liderëve kryesorë, kancelari Merz, Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Evropian dhe liderë të tjerë të pranishëm, pra shfrytëzoj këtë rast për t’u bërë thirrje shqiptarëve më 22 mars në kryengritjen tonë paqësorë të ngremë zërin fuqishëm, të ushtojë në Shqipëri dhe në Evropë dhe në botë zëri i protestës, zëri i kryengritësve paqësorë shqioptarë.

Marsi Korreshi: Zoti Berisha, a janë tronditur marrëdhëniet e Edi Ramës me ndërkombëtarët pas zhvillimeve të fundit që ju përmendët, por edhe për çështjen e Belinda Ballukut?

Sali Berisha: Çështja Belinda Balluku është çështja Rama. Marrëdhëniet me ndërkombëtarët dhe më shqiptarët të Edi Ramës janë përmbysur për shkak se dosja Balluku është dosja Rama. Dosja AKSHI është dosja familjare e Edi Ramës. Në këtë aspekt, Edi Rama është në rrethin e kuq dhe i pashpresë.

About Redaksia

Check Also

“Shqipëria të garantojë zgjedhje të lira”/ Gjermania e prerë me Ramën: Pa përmbushjen e standardeve s’ka BE

Gazment BARDHI Gjithmonë kënaqësi takimi me deputetin Peter Beyer, Drejtues i Grupit të Ballkanit Perëndimor …