Takimi me deputetin gjerman/ Bardhi: Integrimi në BE kërkon standarde, jo propagandë!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Bundestagun gjerman me deputetin Peter Beyer, drejtues i Grupit të Ballkanit Perëndimor dhe reporter për Shqipërinë.

Në një postim në Facebook, Bardhi thekson mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke nënvizuar se ky proces duhet të bazohet në meritë dhe përmbushjen e standardeve.

Postimi

Gjithmonë kënaqësi takimi me deputetin Peter Beyer, Drejtues i Grupit të Ballkanit Perëndimor në Bundestag dhe reporteri për Shqipërinë. Peter Beyer është një mik i çmuar i Shqipërisë dhe shqiptarëve, dhe një nga zërat më mbështetës të integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë në BE bazuar në meritë dhe në përmbushjen e standardeve, sepse kjo ndihmon qytetarët shqiptarë.

Shqipëria e ka jetike të bëjë përparim të matshëm në shtetin ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Për këtë është e nevojshme një qeverisje e përgjegjshme që integrimin e ka projekt kombëtar, dhe jo retorike për propagandën e ditës.

Shqipëria ka potencialin të jetë aset për Europën dhe Partia Demokratike është gati të udhëheqë procesin që e kthen këtë potencial në realitet.

About Redaksia

Check Also

“Shqipëria të garantojë zgjedhje të lira”/ Gjermania e prerë me Ramën: Pa përmbushjen e standardeve s’ka BE

Gazment BARDHI Gjithmonë kënaqësi takimi me deputetin Peter Beyer, Drejtues i Grupit të Ballkanit Perëndimor …