Malltezi nxjerr dokumentet: Rama me 4 VKM i fali tokën Carlos ku do të ndërtohej shkollë!

Kryeministri Edi Rama akuzohet se ka favorizuar biznesmenin Carlo Bolino përmes katër Vendimeve të Këshillit të Ministrave (VKM) me karakter nominativ, të miratuara brenda një periudhe nëntëmujore. Sipas denoncimit publik të Jamarbër Malltezit, këto vendime i kanë dhënë në përdorim biznesmenit një pronë, e cila, siç pretendohet, nuk i ka përkitur kurrë atij, por familjeve private tiranase dhe ishte planifikuar për ndërtimin e një shkolle.

Në një deklaratë për mediat pas daljes nga Gjykata Malltezi paraqiti dokumente që sipas denoncuesit, dëshmojnë se SPAK ka heshtur përballë këtyre VKM-ve, ndryshe nga raste të tjera të ngjashme. U theksua se toka në fjalë nuk ka qenë asnjëherë në pronësi të Carlo Bolinos apo të afërmve të zyrtarëve të lartë, por u përkiste familjeve Begeja, Llagami dhe Deliu.

Sipas akuzës, prona u është “vjedhur” pronarëve të ligjshëm përmes VKM-ve të firmosura nga kryeministri Rama.

Jamarbër Malltezi: Siç jeni ju në dijeni, doja t’ju pyesja ju si gazetarë, ku qëndron fyerja apo shpifja në faktin që Edi Rama brenda nëntë muajve ka nxjerrë katër VKM nominative për shtetasin Carlo Bolino? Ku është fyerja? A është e vërtetë apo është e pavërtetë? Katër VKM nominative. Para tre vitesh, SPAK-u, në një nënshtrim total ndaj porosive të Edi Ramës, tha, po e procedoj Sali Berishën se ka bërë VKM nominative. Dhe nuk çoi asnjëherë në Gjykatën Kushtetuese, se s’kishte asnjë. Këtu kemi Edi Ramën, katër VKM nominative për Carlo Bolinon.

Ku është SPAK-u? Është fshehur, ka ikur në drejtim të paditur, sapo i del emri Edi Ramës. Pra kjo e para lidhur me a kemi fyerje apo shpifje apo kemi të vërtetën. Urdhëro ku i jeni, i keni me numra. Fotografojeni, tregojeni. Tjetra, kemi parasysh që ajo tokë. A është fyerje apo shpifje që ajo tokë nuk ka qenë ndonjëherë e Carlo Bolinos? Ka qenë e familjeve private, Begeja, Llagami, Ramazan Deliu, paraardhësi i Llagamëve e me radhë. S’ka qenë kurrë as e Kristaq Ramës, e as e Carlo Bolinos. Për pasojë, si u bë Carlo Bolino pronar? Ia vodhi pronarëve përmes VKM-ve që i ka dhoro me Edi Rama.

Katër VKM nominative ka marrë një pronë për të cilën nuk i është kthyer pronarit të ligjshëm. Një nga këto pronarë të ligjshëm, familja Llagami, është paguar nga Edi Rama 3 milionë euro. Krejtësisht e ligjshme, i duhet. Po ama familja Begeja? Apo është me biografi të keqe? Dhe përveç se të vidhet prona, duhet të përballet dhe me gjyqe, duhet të përballet edhe me shpifs-in ordiner, Carlo Bolino, grabitësin e pronës publike dhe private bashkë.

Ne do përballemi me këtë. Carlo Bolino shpresonte shumë që të ishte zhdukur dokumentat nga Bashkia e Tiranës. Duke patur mikun e tij Erion Veliaj, nuk jepnin dokumenta. Urdhëro ku i kemi. Kjo këtu ka qenë shkollë, në planin vendor të njësisë shtatë, nën-njësia 22. Shkollë për banorët e njësisë shtatë, të cilët nuk kanë një shkollë të mesme. Dhe pronarët e lanë, nuk e kërkuan. Urdhëro ku e kemi, shkollë. E zhduku Edi Rama vetëm e vetëm që ta merrte Carlo Bolino.

Si puna e kësaj këtu, ju ftoj sa herë të keni ndonjë pyetje t’i referoheni këtij materiali. Nevoja më ka detyruar të hapja shumë dokumente dhe të shikoja se si janë vjedhur tokat e tiranasve nga Edi Rama dhe miqtë e tij. Ka mbi 30 shpifje dhe për fat të keq prokurorët publikë kthehen në shpifësa ordinerë, vetëm e vetëm për të mbrojtur Edi Ramën, Carlo Bolinon dhe miqtë e tyre. Ne do jemi dhe do përballemi në vijimësi me hajdutët e tokave. Për fat të mirë i kemi gjetur këto dokumente, të cilat janë publike, i kemi noterizuar dhe do jenë pjesë e dokumentacionit publik…

About Redaksia

Check Also

“Shqipëria të garantojë zgjedhje të lira”/ Gjermania e prerë me Ramën: Pa përmbushjen e standardeve s’ka BE

Gazment BARDHI Gjithmonë kënaqësi takimi me deputetin Peter Beyer, Drejtues i Grupit të Ballkanit Perëndimor …