Gjyqi për Malltezin, avokatja: Nuk ka shpifje, provat tregojnë se Bollino është hajdut!

Deputeti Belind Këlliçi dhe Jamarbër Malltezi janë përballur ditën e sotme në një seancë gjyqësore me gazetarin Carlo Bollino, i cili i ka paditur për shpifje. Pas përfundimit të seancës, përfaqësuesja ligjore Adriana Kalaja, ka bërë një deklaratë për mediat, duke e cilësuar Bollinon si “hajdut” dhe duke zbardhur detaje nga procesi.

Sipas Kalasë, pala mbrojtëse i ka kërkuar gjykatës të administrojë dy dosje hetimore nga SPAK-u që lidhen me aktivitetin e Bollinos.

Ajo shtoi se ekzistojnë VKM (Vendime të Këshillit të Ministrave) të firmosura në mënyrë të ngjashme si në rastin e inceneratorëve, përmes të cilave prona publike i ka kaluar pronarit të Report TV. Sipas saj, Bollino ka frikë të përballet me këto fakte, gjë që u dëshmua edhe nga largimi i tij i shpejtë nga gjykata.

Kalaja: Unë do të doja shumë të theksoja dy elementë të rëndësishëm. Pra, deputeti Belind Këlliçi dhe profesor Jamarbër Malltezi, janë dërguar në Gjykatën Penale me akuzën e fyerjes dhe të shpifjes. Gjykata me kërkesën tonë, ka kërkuar dy dosje që ndodhen në SPAK, të kallëzimeve penale që i korrespondojnë shtetasit italian apo leçian siç njihet në gjuhën shqiptare, lidhur me grabitjen që ka bërë pronave publike, por edhe në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Dosje të cilat janë administruar në gjykimin që ne sapo dolëm dhe në këtë moment, ne e çmojmë si një element shumë të rëndësishëm për të parë që jo vetëm nuk ka asnjë element të konsumimit të veprave penale të fyerjes apo të shpifjes, sepse unë nuk e di se si mund të quhej fyerje dikush që është hajdut dhe ti i thua hajdut.

Pra, me provat që ka SPAK-u, VKM-të e firmosura njëjtë si inceneratori për të kaluar kjo pronë në emër të ë pronarit të Report TV-së, dhe mbi të gjitha ne jemi dëshmitarë se sa para në mënyrë të kundraligjshme ka përfituar jo vetëm nga inceneratorët.

Kështu që për ne na janë lehtësuar të gjithë kushtet formale lidhur me këtë kërkesë penale, sepse jo vetëm që nuk ekziston vepra penale e konsumuar nga dy të akuzuarit, Jamarbër Malltezi dhe Belind Këlliçi, qoftë për fyerje, qoftë për shpifje, po nga ana tjetër, ne edhe në këtë gjykim penal do vërtetojmë edhe me provat që sot ka sjellë zoti Malltezi, do vërtetojmë që jo vetëm nuk kemi shpifur, por abuzimet me pronat dhe paratë publike të një hajduti që quhet Carlo Bollino janë aq shumë ekstreme, për të cilat në fakt edhe SPAK-u do t’i shkojë deri në fund, sepse ne nuk do ta lejojmë që të vazhdojë abuzimi me prona dhe para publike, siç po vijon dhe nga ana tjetër që mund të lihet gjoja në harresë ajo çështje.

Kështu që ne do t’i shkojmë deri në fund, edhe në seancën e radhës e cila është caktuar në datë 14, ora 13:00. Kështu që jeni të ftuar të vini dhe të dëgjoni. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur. E patë vetë se si iku hajduti Carlo Bollino, sepse ka frikë të deklarojë për një gjë që ai e di shumë mirë që e ka bërë dhe për një gjë që ai e di shumë mirë që e pret në të ardhmen.

About Redaksia

Check Also

“Shqipëria të garantojë zgjedhje të lira”/ Gjermania e prerë me Ramën: Pa përmbushjen e standardeve s’ka BE

Gazment BARDHI Gjithmonë kënaqësi takimi me deputetin Peter Beyer, Drejtues i Grupit të Ballkanit Perëndimor …