Nga Bujar Leskaj
21 Marsi është Dita Botërore e individëve me Sindromën Down. Kjo ditë e ndërgjegjësimit global është zyrtarizuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në 19 dhjetor 2011, e cila vendosi të caktojë 21 Marsin si Ditën Botërore të Sindromës Down.
Synimi i kësaj dite është ndërgjegjësimi, informimi si dhe promovimi për personat që kanë këtë sindromë në mënyrë që të jetojnë me dinjitet dhe për të qenë aktivë e pjesëmarrës në komunitetin dhe shoqërinë ku jetojnë.
Fëmijët me Sindromën Down meritojnë dashuri, ngrohtësi, mbështetje dhe përkrahje.
Ata duhet të përfshihen në procese dhe programe politike gjithëpërfshirëse, t’u garantohet aksesimi në infrastrukturë, shërbime publike dhe informacion; të kenë të drejtën e punësimit dhe arsim gjithëpërfshirës.
Prej integrimit të individëve me aftësi ndryshe shoqëria fiton shumë; në art, kulturë, sport, kudo.
Pikërisht në këtë ditë duhet të shprehim respektin dhe mirënjohjen më të thellë për të gjithë mjekët që punojnë me ta, mësuesit, të cilët përkujdesen për arsimimin e këtyre fëmijëve, si edhe për prindërit, të cilët u janë përkushtuar çdo ditë të jetës së tyre, duke përballuar kosto të larta financiare.
Gazeta RD