Berisha-protestuesve: E nderuat 22 marsin! Kjo ishte një betejë e shkëlqyer!

Kryetari i PD, Sali Berisha teksa ka shprehur mirënjohjen e pakufishme për qytetarët që morën pjesë në protestën e organizuar këtë të dielë, tha se përmes sjelljes së tyre nderuan 22 marsin.

Duke folur jashtë ambienteve të selisë së PD pas përballjes me policinë e dhunshme ndaj qytetarëve e ndaj tij,

Berisha: Një përshëndetje vëllazërore, një mirënjohje të pakufishme.

Me guximin, trimërinë, qëndresën tuaj nderuat më shumë se kurrë këtë datë historike të kombit shqiptar, përmbysjen e diktaturës komuniste 34 vite më parë.

Por njëkohësisht i dhatë edhe goditjen më të merituar diktaturës së sotme.

Kjo ishte një betejë e shkëlqyer dhe u garantoj se tjetra do jetë dhe më e shkëlqyer dhe se për Edi Ramën nuk do ketë më strofull, nuk do ketë më vrimë miu ku do futet.

Kryengritja paqësore e shqiptarëve do u japë atyre ndëshkimin që meriton.

Do ta çojë tek etërit e tij mizorë.

Keni qenë të shkëlqyer… nuk di domethënë se si e nderuat kaq shumë sot 22 marsin.

E tmerruat Edvin Kristaq Ramën.

 

About Redaksia

Check Also

Paralajmërimi i Berishës për Ramën/ Do të tërheqim si nuk ta pret mendja…

Pjesë nga fjala e Berishës: E tmerruat Edvin Kristaq Ramën. Prandaj dhe ne le të …