Berisha: Edi Rama jep dorëheqjen ose do përfundosh ashtu siç s’ta pret mendja!

Kryetari i PD, Sali Berisha i bëri thirrje Edi Ramës, jep dorëheqjen ose do përfundosh ashtu siç s’ta pret mendja!

Berisha: Prandaj dhe ne le të zotohemi në këtë shesh se nuk ka paqe në këtë vend me ata të cilët kanë vjedhur dhe vjedhin si hijena pasuritë publike të shqiptarëve dhe pasurohen vetë.

Përdorin ligjet dhe mandatet e krimit për të mbrojtur vjedhjet e tyre.

Qëndresa jonë, ndëshkimi ynë do të bjerë mbi ta dhe ata do përfundojnë në Lanë.

Do përfundojnë në koshat e plehrave të historisë.

E patë vetë ju si e kishte rrethuar nga të katër anët me policë.

Po ka rrethim që na pengon ne? kurrë mo kurrë!

Prandaj Edi Rama jep dorëheqjen sa më shpejt.

Jep dorëheqjen se do të tërheqim ashtu siç s’ta pret mendja.

About Redaksia

Check Also

Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për ‘drejtësinë e re’, por korrupsioni vetëm është rritur, mega-aferat e Ramës nuk janë hetuar fare!

Deklarata e nënkryetarit të PD, Belind Këlliçi: Të nderuar qytetarë, Seanca e fundit parlamentare faktoi …