“RD”
Një sulm barbar dhe kriminal është ndërmarë gjatë protestës ndaj udhëheqësit të opozitës, Berisha ndërsa protestuesit po afroheshin tek godina e AKSH-it.
Banda kriminale e veshur me uniforma përdori një skemë tipike agresioni ndaj Berishës duke e sulmuar personalisht atë. Një bandit i veshur me uniformë e ka sulmuar atë duke i hedhur spraj djeges në fytyrë ndërsa ai qëndronte në krye të protestuesve.
Sulmi duhet konsideruar si një akt kriminal. Qëllimi ishte paralizimi i Berishës duke e dëmtuar atë në fytyrë, por ai nuk u gjunjëzua.
Pasi ka ndaluar për pak momente derisa është qetësuar ai ka vijuar të udhëheqë protestë deri në fund ku paralajmëroi Ramën për pasojat që do të ketë duke vazhduar së qëndruari në krye të regjimit.
Asgjë nuk harrohet, Edvin Kristaq Rama!
Gazeta RD