Aksident i rëndë në Vlorë, 3 të vdekur nga përplasja e dy makinave

Tre persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur mbrëmjen e së dielës, më 22 mars 2026, në rrugën e lumit të Vlorës.

Pas dy personave që ndërruan jetë në vendngjarje si pasojë e përplasjes kokë më kokë të dy automjeteve, ka humbur jetën edhe personi i tretë, i cili ndodhej në gjendje të rëndë për jetën.

Si pasojë e goditjes së fortë, dy drejtuesit e mjeteve, Adi Alushaj, rreth 30 vjeç, dhe Esat Brahimaj, rreth 40 vjeç, humbën jetën në vendngjarje. Ndërkohë, pasagjeri në një prej automjeteve, 40-vjeçari Andrea Begaj, u nxor nga mjeti në gjendje kritike dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë disa orë më pas.

Në aksident u përfshinë një mjet tip “Benz” me targë FR4044C dhe një mjet tip “Ford” me targë AB309FL. Përplasja ka qenë e fuqishme, duke shkaktuar dëmtime të rënda dhe shkatërrim pothuajse të plotë të pjesës ballore të të dy automjeteve.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, shërbimet zjarrfikëse dhe ambulancat, të cilat punuan për nxjerrjen e personave nga mjetet dhe dhënien e ndihmës së parë. Zona u rrethua për disa orë, ndërsa qarkullimi u bllokua përkohësisht për të mundësuar ndërhyrjen e shërbimeve emergjente dhe kryerjen e veprimeve hetimore.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se përplasja kokë më kokë mund të ketë ardhur si pasojë e shpejtësisë së lartë, një parakalimi të gabuar ose humbjes së kontrollit të njërit prej mjeteve, por këto mbeten për t’u konfirmuar nga hetimet zyrtare.

About Redaksia

Check Also

Reagon pastori Akil Pano: QSUT po nis terapi hormonale, po përdoren fëmijët për ideologji gjinore!

Pastor Akil Pano ka bërë një deklaratë të fortë publike, duke denoncuar një fushatë linçimi …