Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës për mediat tha se, nuk ka më paqe dhe stabilitet për hajdutët deri në rikthimin e votës së lirë dhe shtetit ligjor.
Berisha: Ndaj dhe ne vazhdojmë rrugën tonë gjer në largimin e kësaj organizate kriminale nga pushteti, e cila ka zero legjitimitet.
Ka dalë nga farsa elektorale e certifikuar.
Ka vjedhur miliarda e miliarda euro dhe tani së fundmi bllokoi drejtësinë.
Ne jemi të bindur se në këtë mënyrë ne jemi interpretë të gjithë shqiptarëve, pavarësisht bindjeve të tyre, por që jetojnë me mundin dhe djersën e tyre.
Kështu që, beteja vazhdon edhe më e fuqishme, do të përhapet, do të njohë nivele të reja.
Nuk ka më paqe dhe stabilitet për hajdutët, për narkozyrtarët shqiptarë gjer me rikthimin e votës së lirë, shtetit ligjor.
Gazeta RD