Është “ashtu siç duket”!!!

Nga Gent STRAZIMIRI

I pata thënë Babos dhe të gjithë kolegëve të tij, këtu e 13 vjet më parë, “sot e mbrapa, e vetmja liri që ju ka mbetur është TË SHANI SALI BERISHËN”…

KAQ!

Po ai paskësh llafosur pak “pa mend” mbrëmë, qenkësh “rrëmbyer” ca… sikur të ishte duke folur këtu e 13 vjet më parë “në kohë të Saliut”…

Në të njëjtën kohë që ai paskësh qenë duke llafosur “pa mend”, unë kam qenë në rrugë duke u përballur me rrugeçër të pirë në akloohol e kokainë, të veshur me uniforma policie që kishin marrë dy urdhra të qartë:

* të ruanin vilën e Enverit në “BLLOK”,

* të godisnin personalisht Sali Berishën, kudo ku ndodhej, pavarësisht se çfarë po bënte…

Kjo dhunë ndodhi në transmetim LIVE edhe në çdo Tv!

Edhe në TV të terrone-s!

Ndërkohë që LIVE në Tv të terrone-s na paskësh qenë dhe Babua tek “rrëmbehej”…

Na paskësh parë të dyve edhe gjermani… e paskësh edhe reaguar por, asnjë llaf për Babon…

Gjermani paskësh thënë se nuk paskësh vend “dhuna ndaj objekteve në një shoqëri demokratike”…

Dhe ka të drejtë!

Në një shoqëri demokratike nuk ka vend për dhunë sepse,

* për dhunë në një shoqëri që është demokratike NUK KA NEVOJË…

Distancimi nga dhuna fillon me DËNIM NDAJ AUTOKRACISË që ka asfiksuar demokracinë në të gjithë komponentët e saj…

Po këtu?

Këtu asgjë nuk është siç paraqitet, as liria, as ekonomia, as drejtësia, as zgjedhjet, as “demokracia”!!

Këtu:

* prokuroria nuk nxehet kur hajduti i qeverisë, që është kapur në flagrancë, e kërcënon dhe e zbon me “thyej qafën”…

* gjykata në nivelin më të lartë, ulet të bëjë vendim unifikues se si të mos arrestohet dot hajduti i qeverisë, i kapur në flagrancë e, që kërcënon haptazi prokurorët, gjyqtarët… drejtësinë…

* polici, “policllëkun” e ka punë të dytë se si punë të parë ka ndërtimin e kullave miliona euroshe të trafikantit të kokainës që mbron e lajmëron të mos arrestohet…

* drejtori i burgut që mban brenda shpërndarës droge me nga 2-3 gramë, është prodhues grosist droge…

* media nuk është medium i lajmit, është përçues i transkiptit të qeverisë…

* gazetarët nuk janë “kuriozë” për të zbuluar e përçuar të vërtetën sepse këtu kurioziteti vret…

Vret jo vetëm gazetarin por edhe emisionin, televizionin, madje edhe çdo interes tjetër ekonomik të pronarit…

* mjekët, pedagogët, juristët, ekonomistët, farmacistët, artistët… domethënë “inteligjencia” nuk operon me intelekt, nuk mendon e as reflekton mendim…

Mendimi është një luks shkatërrimtar sepse mund të ngjallë reagim…

* studentët nuk studiojnë pasi nuk munden, nuk e përballojnë dot…

Por as protestojnë… Ikin në… Gjermani…

Këtu “demokracia” është zyrtarisht aq sa lejon “autokrati elektoral”…

Domethënë HIÇ…

Këto gjermani i di!!!

Mirëpo këtu, mirë të gjitha këto më lart po, as gjermani nuk është më “gjerman”…

KAQ!

About Redaksia

Check Also

“Karafili i PS-së”

Nga Ylli DYLGJERI Këto janë dy foto që tregojnë djegiet e makinave nga protestuesit në …