Duke folur para qytetarëve në ‘Foltoren’ tek kryeministria, kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, shqiptarët dhe njerëzit e lirë në mbarë botën, mezi presin protestat e opozitës.
Berisha tha se, protestat tona nga dhjetori gjer sot, kohë në të cilën Europa dhe bota e pa se si në Shqipëri zëvendëskryeministrja ka vjedhur miliona dhe miliarda me kryeministrin dhe ai e mbron, ai nuk i heq imunitetin, ai është i gatshëm të ndryshojë ligjet, nuk ka ndodhur kurrë kjo në ndonjë vend tjetër.
Berisha: Na thoni atëherë bashkëqytetarë të dashur, çfarë duhet të bëjmë?
Ka vetëm një rrugë, të protestojmë, të protestojmë, të protestojmë gjer në fitore.
Edi Rama dje ka përdorur dhunë, absolutisht të gjitha do i kthehen atij.
Resto pa i kthyer atij nuk do mbetet.
Por ne në këtë rrugë nuk ka forcë në botë që të na ndalë.
Ne do rikthejmë Shqipërinë siç e rikthyem në vitin 1992 në rrugën e demokracisë, në rrugën e të ardhmes, në rrugën e integrimit në BE.
Ne do marrim fatin e Shqipërisë në duart tona.
Ne do refuzojmë çdo mashtrim të këtij regjimi dhe do ngrihemi më fuqishëm çdo ditë e më shumë.
Protestat tona nga dhjetori gjer sot, kohë në të cilën Europa dhe bota e pa se si në Shqipëri zëvendëskryeministrja ka vjedhur miliona dhe miliarda me kryeministrin dhe ai e mbron, ai nuk i heq imunitetin, ai është i gatshëm të ndryshojë ligjet, nuk ka ndodhur kurrë kjo në ndonjë vend tjetër.
Por panë edhe një popull në rrugë.
Panë dhe një zemërim dhe një revoltë.
Panë një Shqipëri që nuk pajtohet me korrupsionin, që nuk pajtohet me vjedhjen e qytetarëve, që nuk pajtohet me qeveritarë të tillë.
Ky është fakti pse protestat tona përbëjnë lajm botëror secila prej tyre.
Çdo protestë mezi pritet nga njerëzit e lirë në mbarë botën.
Mezi pritet nga shqiptarët.
Ndaj dhe ne mbetemi të vendosur, protesta, protesta, kryengritje, kryengritje dhe vetëm kryengritje paqësore.
Kështu që të vazhdojmë të pamposhtur, të palodhur, të vendosur gjer në fitoren tonë.
Edi Rama të ardhme nuk ka.
Rrugën e Shqipërisë për në BE nuk mund ta mbyllë kurrë.
Ëndrrën evropiane të shqiptarëve nuk mund ta shuajë kurrë.
Fatin e shqiptarëve nuk mund ta shkelmojë kurrë.
Ndaj dhe të gjithë në këmbë, le të vazhdojmë këtë betejë gjer në fitoren tonë të plotë.
Rrofshi ju, rroftë opozita shqiptare, rroftë Shqipëria.
Gazeta RD