Për…motrën e Ramës

“Keni dëgjuar se çfarë thotë ajo motra ime në Itali për drejtësinë , për gjyqtarët dhe prokurorët?”. Këto ishin fjalët e Ramës për kryeministren italiane, Meloni, e cila kërkoi një referendum për drejtësinë në Itali.

Kur kanë kaluar pak ditë nga ajo deklartë e Raës përmes të cilës synonte që të legjitimonte sulmet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, “motra e Ramës” humbi në Itali ashtu sikurse ky në Tiranë që po shkon drejt fundit të tij.

Rezultatet, të certifikuara nga Ministria e Brendshme në Itali, tregojnë se vota “Jo” kryesoi me 54.5%, ndërsa vota “Po” arriti në 45.5%.

Ndryshimi më i rëndësishëm për të cilin po votohet në referendum, lidhet me mënyrën si funksionon sistemi i drejtësisë.

Sot gjyqtarët dhe prokurorët ndjekin të njëjtën karrierë. Ata mund të kalojnë nga një rol në tjetrin (me disa kufizime). Me reformën (nëse fitojnë “Po”): karrierat ndahen plotësisht. Një person do të zgjedhë që në fillim nëse do të bëhet gjyqtar apo prokuror dhe nuk mund ta ndryshojë më detyrën e tij.

Ndërkohë lidhur me rezultatet e referendumit, kanë ardhur reagime të shumta nga politika italiane, mes të cilëve edhe nga kryeministrja Giorgia Meloni.

Teksa shprehur keqardhjen për mos-realizimin e ndryshimeve në drejtësi, Meloni përmes një postimi në rrjetet sociale deklaroi se respekton plotësisht vullnetin e popullit italian.

About Krye Redaktor

Check Also

LDK rritet me 4.5% krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Osmani: Jam kandidate për Presidente

Ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila ishte bartëse e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe …