Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Partia Demokratike ka përgatitur një paketë për uljen e barrës fiskale mbi naftën, duke e barazuar me nivelin e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Ai kritikoi qeverinë për çmimin stratosferik të naftës, që sipas tij lidhet me taksat e larta, kontrabandën dhe tarifat mbi magazinat, dhe theksoi se kjo situatë rrit çmimet e ushqimeve dhe godet sektorët e bujqësisë dhe blegtorisë.
Berisha: Pra, janë këto tre faktorë madhorë që përcaktojnë çmimin stratosferik të naftës, çmim ky që ka në bazë taksat më të larta, rreth 30 e sa përqind se sa në vendet e OECD, rreth 30 përqind më të larta se në vendet e BE, ka në bazë kontrabandën që arrin gjysmën e naftës të konsumuar të zhdoganuar në këtë vend, ka në bazë taksat e tjera të lidhura me magazinat e naftës, magazinat doganore të naftës, që rëndojnë jo më vetëm ata që kanë automjetin.
Edi Rama niset nga një mendim anakronik, niset nga fakti se ata që kanë veturë kanë para të paguajnë, por ky është absolutisht ndëshkim sepse ata që kanë veturë kanë pothuaj të vetmen altërnativë të vetme lëvizje pasi transporti publik është pothuajse inekzistent dhe detyrohen të shesin çfarë kanë për të siguruar mjetin e transportit.
Por e vërteta është se çmimi i lartë i naftës nuk prek vetëm ata që kanë vetura, por prek çdo qytetar me çmimin e ushqimeve, sepse transporti transpozohet në rritjen e çmimit të ushqimeve.
Sepse një seri ushqimesh që në procesin e përpunimit përdorin naftën, energjinë, transpozohen në çmim tek konsumatori.
Çmimi i naftës pasqyrohet gjerësisht tek fermerët në bujqësi tek fermerët që nuk paguajnë dot për punimin e tokës.
Çmimi i naftës godet në mënyrë të ndjeshme çimin e ushqimit për bagëtinë dhe godet kështu sektorin e blegtorisë.
Në qoftë se gjer sot, të gjitha qeveritë e BE kanë bërë një ose disa mbledhje me vendime përkatëse si t’i përgjigjen situatës së krijuar nga rritja e menjëhershme e çmimit të naftës për shkak të luftës në Lindjen e Mesme dhe Gjirin Persik, kreu i organizatës kriminale në Shqipëri, Edi Rama ka mbetur në nivelin e batutave dhe mashtrimeve dhe premtimit të tij ultracinik se do ulë akcizën kur nafta të tejkalojë 220 lekë për litër.
Ky është një akt i papërgjegjshëm, ky është një akt cinik, kjo është një shpërfillje e madhe për qytetarët shqiptarë.
PD ka gati paketën e programit të saj me të cilën ajo vendos mbi naftën të njëjtën ngarkesë fiskale që ka Maqedonia e Veriut dhe Kosova, ngarkesë e cila i lejon këto dy vende që nuk nxjerri asnjë litër naftë, të shesin naftën 60 përqind më lirë se në Shqipëri.
Dhe kjo paketë do të dorëzohet… sigurisht ne e kemi paraqitur para shqiptarëve, do e paraqesim prapë dhe i garantoj shqiptarët se ajo do bëhet realitet me ardhjen në pushtet të kësaj partie.
Gazeta RD