Skandali/ Agjentja e policisë sekrete të Millosheviçit akuzon shqiptarët për korrupsionin e Ramës

“Shqipëria ka bërë një punë ekselente dhe është në rrugën e duhur sa i përket reformës në drejtësi. Mund të kesh legjislacionin më të mirë kundër korrupsionit, por nëse ai pranohet nga shoqëria, atëherë kemi një problem tjetër”, theksoi Komisionerja e BE, Marta Kos.

Pra, Marta Kos akuzon shqiptarët për korrupsionin e Ramës në një përpjekje për të mbrojtur regjimin më të korruptuar në Europë.

Po kush është Marta Kos dhe pse ajo është në një linjë me autokratët e Ballkanit Rama dhe Vuçiç. Për këtë duhet të shikojmë të kaluarën e errët të saj për të cilën ajo është vendosur nën hetim nga Partitë Popullore Europian.

Komisionerja e Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Marta Kos, po përballet me akuza të reja se ka bashkëpunuar me policinë sekrete jugosllave (UDBA) në vitet 1980, pasi një anëtare e Parlamenti Evropian pretendon se ka prova të reja.

Akuzat, të cilat u ngritën edhe gjatë seancës së konfirmimit të komisioneres sllovene në Parlament në vitin 2024 dhe që Kos i mohoi atëherë, janë rikthyer sërish para zgjedhjeve të 22 marsit në Slloveni, me mbështetje nga partia e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Eurodeputetja sllovene Romana Tomc, nënkryetare e partisë së qendrës së djathtë Partia Popullore Evropiane — grupi më i madh në Parlament — ka thënë të enjten se i ka dërguar një letër Komisionit Evropian duke pretenduar se ka prova të reja se Kos ka bashkëpunuar me agjencinë e spiunazhit të Jugosllavisë. Ajo ka kërkuar hetim.

Sllovenia pritet të zhvillojë zgjedhje më vonë gjatë këtij muaji. Në këto zgjedhje përballen koalicioni qeverisës majtas-liberal, ku Kos ishte pjesë më parë, dhe Partia Demokratike Sllovene e djathtë, së cilës i përket edhe Tomc. PDS-ja aktualisht kryeson në sondazhe.

“Kos nuk ka qenë e sinqertë kur mohoi bashkëpunimi me shërbimin sekret jugosllav… ne duhet të bëjmë diçka me këtë informacion”, ka thënë Tomc për “Politico”:

Kos nuk i ka komentuar akuzat e reja. Por një zyrtar i Komisionit Evropian ka thënë se Kos “ka kaluar procesin e gjerë dhe të plotë të verifikimit” për t’u bërë komisionere, duke shtuar se Parlamenti “e miratoi emërimin e komisioneres Kos në të njëjtin proces si për të gjithë 27 komisionerët”.

“Ajo [Kos] është shumë e vetëdijshme se kundërshtarët politikë do të përdorin gjëra të tilla për të fituar pikë në zgjedhjet sllovene, por ajo është plotësisht e përqendruar në punën e saj si komisionere për zgjerim”, ka thënë një zyrtar në kabinetin e saj në kushte anonimiteti.

Kos do të paraqitet të hënën para Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit për të diskutuar zgjerimin dhe pritet gjithashtu të përballet me pyetje për këto akuza.

Në Parlamentin në Strasbourg të martën, Tomc prezantoi një libër të autorit slloven Igor Omerza, që sipas saj përmban dokumente që dëshmojnë se Kos ka punuar me agjencinë jugosllave të spiunazhit. Në libër, Omerza zbulon se me kë bashkëpunoi ajo dhe kujt i dha informacione. Emri i saj i koduar ishte Tara, dhe më vonë u njoh si Tara Blanka, sipas Omerzas.

Pyetjet e eurodeputetes sllovene drejtuar Komisionit përfshijnë nëse ekzekutivi i BE-së synon të hetojë pretendimet ndaj Kos dhe nëse zbulime të tjera mund të ndikojnë në “besueshmërinë” e komisioneres.

“Nuk kam qenë kurrë bashkëpunëtore apo informatore e shërbimit sekret të Jugosllavisë”, u kishte thënë Kos eurodeputetëve gjatë seancës dëgjimore në vitin 2024, duke i quajtur akuzat “gënjeshtra” dhe “dezinformata”.

Kos planifikonte ta vizitonte Kosovën të enjten. Por vizita u shty për shkak të zhvillimeve politike në vend.

About Krye Redaktor

Check Also

“Nuk trembem nga laraskat…”/ Gazetarja kërcënohet nga njerëz të deputetes së Ramës

Deputetja e PS-së Sara Mile dhe rrjeti i patronazhistëve të saj, kanë kërcënuar prej disa …