Bardhi publikon deklaratat e Ramës: Kryeministri tërhiqet për anëtarësim në BE në 2030

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka publikuar një video ku përballen dy qëndrime të kryeministrit Edi Rama, duke evidentuar tërheqjen e tij nga premtimi për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.

Në videon e publikuar, Bardhi risjell një deklaratë të Ramës në mars 2025, pak para zgjedhjeve, ku kryeministri premtonte se shqiptarët do të përfitonin të drejta të plota si anëtarë të BE-së, përfshirë edhe të drejtën për të votuar dhe për t’u përfaqësuar në Parlamentin Europian.

“Me pasaportën e BE-së, çdo shqiptar dhe shqiptare do të fitojë të drejtën të votojë, edhe për Parlamentin Europian, gjithashtu. Ndërkohë që edhe Shqipëria do të jetë pjesë e zgjedhjeve europiane”, është deklarata e Ramës në mars 2025.

Ndërsa në një qëndrim të shprehur pak ditë më parë, Edi Rama mban një linjë të kundërt, duke u tërhequr nga ky premtim.

“Pse duhet ne patjetër që, që në momentin e parë, të kemi edhe deputetët tanë në Parlamentin Europian? Apo se i mungojnë Parlamentit Europian druvarët, që duhet t’ia çojmë ne me shpejtësi?!” , u shpreh Rama pak ditë më parë në një konferencë për gazetarët, duke shpjeguar qëndrimin e tij të përbashkët me presidentin serb Aleksandër Vuçiç për heqjen dorë tani nga të drejtat e plota si vend anëtar.

Gazment Bardhi shprehet se ky ndryshim rrënjësor i qëndrimit në një kohë kaq të shkurtër, tregon sa shumë i ka mashtruar Rama shqiptarët para zgjedhjeve dhe sa i pabesueshëm është ai si kryeministër.

About Redaksia

Check Also

Kalaja nesër deklaratë para SPAK për Irena Gjokën: Mund të fshihni provat apo videot er*tike, por…

Nga Adriana KALAJA Sot ra ligji i dekriminalizimit. Sot ra ligji i vettingut. Sot ra …