Nga Basir ÇOLLAKU
Irena Gjoka e mbrojtur disi ngathët, tavallërisht dhe trashësisht nga SPAK, është më keq se Balluku që është ekstremi i veprave të rënda penale. Ishte si vendim qeverie i ramë-shkruar dhe i lexuar nga Struktura e Posaçme. Sepse “Irena” qëndron aty si struktura e shantazhuar për të vijuar fasonerinë. Është aty për të ushqyer kërkesat me afërmendsh. Po e mbajnë për të mos nisur dominoja me radhë tek të tjerë prokurorë e gjyqtarë. Së paku nja 10 prej tyre i ka pickuar mola dhe po i kontrollon tenja.
Besimi te publiku nuk arnohet. Nuk i ngjan peri gëzofit.
Duhet copë e re.
Fjalia me gjenialitet gjuhësor e gazmor e njoftimit të prokurorisë ishte…”kishte dokumente të parregullta”, “nuk kishte dijeni kur u mor vendimi”. Një model “pak shtatzënë”.
Thua na bënte me dije se i kishte vënë shtrembër në dosje. I kishte me ngjyrën e pakërkuar. I kishte vënë në një zarf të vogël. I kishte sjellë pak me postë. Kishte ngatërruar zyrën e depozitimit. E të tjera kusi gjellësh në meny.
Shaka të thartuara juridike.
Kanë qenë të falsifikuara, zotërinj e zonja të SPAK. Dhe falsifikimi i një dokumenti është dukshëm një vepër penale.
Në këtë vepër janë çorbosur të gjithë:
SPAK
GJKKO
KLP
KLGJ
Ministria e Drejtësisë
ILD
Prokuroria e Përgjithshme
Pa surpriza.
Ky nëpërkëmbim sistemi më kujton një thënie të Irvin Yalom: “Operacioni mbaroi me sukses, por pacienti vdiq…”
Amen…
Gazeta RD