Berisha: Adriana Kalaja është kërcënuar me jetë nga vrasës digjitalë të Ramës!

Kryetari i PD, Sali Berisha është shprehur se avokatja Adriana Kalaja është kërcënuar me jetë nga vrasës digjitalë të Ramës.

Në konferencën me gazetarët, Berisha tha se për kërcënimin e avokates Kalaja, prokuroria nuk hap çështje.

Berisha: Çështje tjetër që dua të paraqes këtu, të denoncoj me forcën më të madhe Edi Ramën.

Prej mbi një muaji dhe më shumë, Adriana Kalaja, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD dhe kryetare e gjykatës së saj, ka marrë kërcënime me vdekje për paditë që ajo i ka bërë personalisht Edi Ramës dhe Linda Ramës në Skap për sarajet e Surrelit dhe aferat e tjera korruptive.

Duhet të them se policia e bëri detyrën e vet.

Policia, pas njoftimit të zonjës Kalaja, përcolli çështjen në prokurori.

Por është bërë një muaj dhe çështja fle në prokurorinë e Tiranës me gjithë emergjencën që ka kërcënimi me jetë i një njeriu dhe nuk është hapur asnjë çështje penale.

Faqja në ueb e vrasësit dixhital me pagesë të Edi Ramës është e hapur.

Por vrasësi dixhital me pagesë i Edi Ramës është i mbrojtur nga Edi Rama dhe as faqja nuk i mbyllet.

Imagjinoni ju se si përdoren të gjitha mjetet për të terrorizuar qytetarët, kundërshtarët.

Adriana Kalaja natyrisht nuk mposhtet, nuk ndikohet nga kërcënimet e Edi Ramës dhe banditëve të tij.

Por jam këtu për ta paralajmëruar se në mënyrë absolute çdo lloj incidenti me zonjën, do ta paguajë ai vetë.

Nuk ka dyshim.

Ai nxit vrasës dixhitalë me pagesë që të kërcënojnë me jetë njerëz të bëjnë detyrën ndaj qytetarëve dhe padisin në prokurori dhe në gjykata Edi Ramën.

About Redaksia

Check Also

Studenti shqiptar i diplomuar në Harvard përballet me Blinken/ Dy të këqijat që i ke bërë vendit tim…

Fation SEMANJAKU Anthony Blinken-in nuk e pyeta për sanksionet ndaj Doktor Berishës. Dihet tashmë kuzhina …