Berisha-fierakëve: Kudo që ta shihni Lubi Ballukun, gjuajeni me vezë dhe domate hajduten

Lideri i opozitës, Sali Berisha, i drejtoi një thirrje të fortë qytetarëve të Fierit se, kudo që ta shihni Lubi Ballukun, gjuajeni me vezë dhe domate hajduten!
Berisha e konsideroi Ballukun si përgjegjëse për keqmenaxhimin dhe vjedhjet e miliardave të qytetarëve shqiptarë dhe u bëri thirrje fierakëve që ta ndëshkojnë publikisht, duke përdorur vezë dhe domate, si një shenjë të qartë të pakënaqësisë qytetare dhe të dinjitetit të tyre.

Anisa Kadesha, RTSH: Ju thoni se ajo po kërkon shtetësi të huaj, por ndërkohë është shfaqur në Fier. Do të thotë se ka ndezur motorrët për zgjedhjet vendore në këtë qark.

Sali Berisha: U bëj thirrje qytetarëve të Fierit, në çdo hap që ta shohin ta gjuajnë me vezë dhe domate hajduten.

Gjuajeni me vezë dhe domate, se kjo është përgjigja që i bëni jo vetëm për dinjitetin tuaj, por për të gjithë shqiptarët.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Çështja Balluku është çështja Rama! Sa të ketë opozitë, kjo çështje nuk mbyllet!

Kryetari i PD, Sali Berisha theksoi se çështja e ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe …