Betim konfliktual dhe luftënxitës!

Të dashur miq,

Presidenti serbomadh i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me qëndrimet e tij ndaj Rusisë, fakton se sot, Serbia më shumë se kurrë është një Rusi e vogël, kurse ai vetë është një Putin i vogël në rajonin tonë.

Perveç kësaj, padroni i Edi Ramës në betimin e tij si President Republike, nuk nguroi të betohet si një fanatik serbomadh duke u shprehur me dorë në Bibël se: “Betohem se do t’i kushtoj të gjitha përpjekjet e mia për ruajtjen e sovranitetit dhe të gjithë territorit të Republikës së Serbisë, përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë përbërëse të saj.”

Nga ky betim del qartë se ky luftënxitës ka si qëllim pushtimin dhe aneksimin e shtetit të pavarur të Kosovës ndonëse e di se kjo do të thotë konflikt i hapur me NATO-n që është përgjegjëse për sigurinë dhe integritetin territorial të Kosovës.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë klithmë luftënxitëse të serbomadhit, Aleksandër Vuçiç dhe heshtjen ndaj këtij kërcënimi të vasalit të tij në Tiranë, Edi Ramës.

Gjithashtu, paralajmeroj Putinin e Vogël Vuçiç, se në çdo rast shqiptarët do reagojnë si komb i vetëm dhe se çdo aventurë tjetër e tij do të ndëshkohet në mënyrë shembullore. sb

About Redaksia

Check Also

Gazetarja: Prokurori i SPAK Arben Kraja mashtroi dhe provokoi në sallë Ilir Metën

Prokurori i SPAK Arben Kraja ka provokuar presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta në …

Leave a Reply