Berisha: Duhet vendosur urgjentisht minimumi jetik 200 euro dhe duhet rritur vit pas viti

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në takimin e organizuar nga Departamenti i Çështjeve Sociale në PD, bëri thirrje për vendosjen urgjente të minimumit jetik prej 200 eurosh. Sipas tij, ky minimum jetik duhet që të rritet vit pas viti sipas dinamikës së çmimeve.

Berisha tha se, vetëm me minimumin jetik, duke garantuar për çdo qytetar të këtij vendi jo më pak se 200 euro, pra një minimum jetik prej 200 eurosh, do mund të krijohet, të ndryshohet situata e dhimbshme në të cilën ndodhemi sot.

Berisha: Nuk ka njerëz më të keqtrajtuar, më të shpërfillur se pensionistët shqiptarë, gjë të cilën nuk e meritojnë kurrë këtë.

Edhe ata, të cilët jo vetëm që nuk u rriten pensionet, por edhe ata që mbaheshin dhe mbahen me ndihmën e familjarëve të tyre jashtë shtetit, edhe atyre 35 përqind të parave ua mori droga sepse e zhvlerësoi euron.

Euro, në Shqipëri është i vetmi vend në Europë, në të cilin euro ka pësuar një zhvlerësim dramatik prej 35 përqind, ndërkohë që në çdo vend tjetër, euro ka shkuar duke u rritur lehtësisht.

Por baronët e drogës, me eurot që fusin, edhe remitancat pothuaj i përgjysmuan si vlerë.

Vjedhja e fondeve të buxhetit është ligj themelor i këtij shteti.

Në rast se do të respektohej trendi i ndërmarrë në vitet 2005-2013, për rritjen e rrogave dhe pensioneve, ato duhet të ishin sot të paktën tre herë më të mëdha se sa ç’janë.

Duhet të ishin tre herë më të mëdha se sa ç’janë!

Në vendet që kanë ndjekur këtë trend, ato janë tre dhe katër herë më të larta se sa ç’ishin në vitin 2013.

Por kjo rritje në Shqipëri ka ndodhur vetëm me rrogat më të larta, kurse rrogat më të ulëta, në qoftë se proporcionohen me inflacionin, nuk janë as dyfishuar. Jo, shumë më pak se dyfishuar.

Pra, kjo është një situatë ku sirenat e urisë bien në të katër anët e vendit dhe këta qeveritarë kanë një përgjigje: në Shqipëri nuk vuan kush për bukë.

Po t’i dëgjosh, kjo është përgjigja e tyre për ata të cilët e ngrysin ditën me 2 euro apo ata të cilët e ngrysin ditën me m pak se 5 euro.

Në të vërtetë, ata janë në varfëri të thellë, kurse të tjerët janë thellësisht të kërcënuar nga varfëria.

Në këto rrethana, PD ka shpallur dhe qëndron për vendosjen e minimumit jetik.

Minimumi jetik është përgjigjja më minimale, më e domosdoshme, më emergjente ndaj kësaj situate të krijuar këto 13 vite.

Vetëm me minimumin jetik, duke garantuar për çdo qytetar të këtij vendi jo më pak se 200 euro, pra një minimum jetik prej 200 eurosh, do mund të krijohet, të ndryshohet situata e dhimbshme në të cilën ndodhemi sot.

Nuk ka asnjë pengesë për vendosjen e minimumit jetik.

Dhe minimumi jetik nuk mund të jetë përgjigjja e vetme ndaj kësaj situate.

Minimumi jetik do shoqërohet me një seri masash të tjera sociale, të cilat garantojnë shqiptarët një jetë në minimumin e saj të mjaftueshëm për ushqimin, veshjet, ilaçet, lëvizjen.

Pra, është një përgjigje emergjente, e cila duhet të vendoset sa më parë dhe duhet të njohë dinamikën e vet dhe të rritet vit pas viti, të ndjekë të gjithë treguesit në mënyrë që varfëria ekzistuese të marrë një përgjigje përfundimtare.

Nuk mund të ketë Shqipëria kurrsesi varfëri ekstreme.

Varfëria ekstreme është krim shtetëror sot sepse është e tëra një situatë e pranuar nga qeveria.

Dhe të pranosh të lësh qytetarët në varfëri ekstreme, në një kohë kur është çdo mundësi që ajo të mos ekzistojë, sikundër nuk ekziston në vendet e tjera, në shumicën dërrmuese të vendeve të tjera, pra, minimumi jetik i jep përgjigje përfundimtare zhdukjes së varfërisë ekstreme.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Për të bërë realitet programin tonë duhet të largojmë këtë qeveri! Duhet të jemi gati për çdo sakrificë!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, për të bërë realitet programin tonë duhet të …