Berisha premton: Minimumi jetik do shoqërohet me një rritje të madhe të rrogave dhe pensioneve

Kryetari i PD, Sali Berisha kërkoi që vendosja e minimumit jetik, duhet të shoqërohet edhe me një rritje të madhe të rrogave dhe pensioneve.

Në takimin e organizuar nga Departamenti i Çështjeve Sociale në PD, Berisha theksoi se, minimumi jetik i jep një përgjigje gjithashtu përjashtimit real të shqiptarëve nga shoqëria.

Ai theksoi se, PD qëndron e vendosur për të përmbysur këtë shpërndarje të ardhurash. Qëndrojmë të vendosur, e konsiderojmë emergjencë vendosjen e minimumit jetik.

Berisha: Por minimumi jetik do të shoqërohet me një rritje të madhe të rrogave dhe pensioneve.

Kur mendon se janë shpenzuar apo shpenzohen në vit miliarda, miliarda euro për ‘investime’, në fakt që të gjitha, shumica dërrmuese e tyre vidhen, vetëkuptohet që burimet për vendosjen e minimumit jetik, dyfishimin në vazhdim dhe më shumë të rrogave dhe pensioneve. Janë absolutisht reale.

Ndaj dhe e kemi thirrur këtë tryezë për të biseduar për këtë çështje jashtëzakonisht të rëndësishme si pjesë e programit tonë.

Për Edi Ramën, nuk ekzistojnë pensionistët në Shqipëri.

I ka vetëm si qytetarë për t’i mashtruar.

Nuk ekzistojnë ata që numërojnë kafshatën.

Kështu që në këtë kuadër, minimumi jetik i jep një përgjigje gjithashtu përjashtimit real të shqiptarëve nga shoqëria.

Ne qëndrojmë të vendosur për të përmbysur këtë shpërndarje të ardhurash.

Qëndrojmë të vendosur, e konsiderojmë emergjencë vendosjen e minimumit jetik.

Ne nuk besojmë se nëpërmjet indeksimit, përkundrazi, rrogat dhe pensionet duhet të njohin rritje të mëdha të vazhdueshme.

41 përqind është rritur nga viti 2022 deri në vitin 2026 rroga minimale në Greqi. Dhe është rreth 940 euro.

Pra, çdo vit e rritin me mbi 10 përqind.

Të tjerë që i kanë pasur më të ulëta, i kanë rritur me 25 përqind.

Vrapi për të dalë nga varfëria është vrapi më i drejtë.

Është detyrim madhor për një qeveri.

Ndaj dhe duke u falënderuar për praninë, le të shkëmbejmë mendime për këtë çështje të dhimbshme, por dhe jetike për qytetarët e këtij vendi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Për të bërë realitet programin tonë duhet të largojmë këtë qeveri! Duhet të jemi gati për çdo sakrificë!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, për të bërë realitet programin tonë duhet të …