Plas keq në PS/ Rama akuzon Gjiknurin për përgjime, akuza ndaj Hoxhës dhe sherr me Spiropalin

Në Pallatin e Brigadave ku u zhvillua takimi i socialisteve pati disa replika me tone të ashpra mes deputetes Spiropali dhe kryeministrit Rama.

Gjatë fjalës së ministres për Shtetin dhe Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, e cila ka folur për strategjinë e komunikimit, deputetja Elisa Spiropali mësohet se është parë të qeshte.

Ky gjest i Spiropalit është parë nga ministrja Ismaili, e cila i është drejtuar me fjalët, “zonja Spiropali s’ke pse qesh”.

Ish-ministrja e Jashtme i është përgjigjur me fjalën “urdhëro?”. Spiropali mësohet se i ka thënë ministres Ismaili t’i kërkojë falje.

Spiropali i ka kërkuar që të ketë më shumë respekt për deputetët dhe në ato momente mësohet të ketë ndërhyrë Rama duke i thënë që të pushojë dhe të mos flasë.

“Pak më shumë respekt për deputetët, mos na fol ashtu, me respekt se jemi dhe deputetë!”, mësohet të ketë thënë Spiropali.

Në atë moment ka reaguar vetë kryeministri Rama, i cili i është drejtuar Spiropalit me tone të ashpra.

“Ti mos e hap gojën fare, fare. Ti një herë mos fol fare, të paktën në prezencën time!”, ka deklaruar ai, sipas burimeve për “Panorama”.

Në mbledhjen e sotme, Spiropali dhe deputeti Erion Braçe u panë të ulur në rreshtin e fundit dhe pas kurrizit të kryeministrit Rama.

PËRPLASJA ME GJIKNURIN DHE HOXHËN

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Grupit të PS, Kryeministri Edi Rama ka pasur një përplasje verbale me dy figura të njohura të mazhorancës.

Fillimisht, Rama iu drejtua Damian Gjiknurit, duke e akuzuar për regjistrim dhe nxjerrje të bisedave private.

“Fik telefonin se e ke zakon që regjistron dhe i nxjerr gjërat që regjistron”, mësohet t’i ketë thënë Rama.

Në vijim, kryeministri ka ironizuar edhe ish-ministrin Ervin Hoxha, duke e kritikuar për diskutime jashtë ambienteve zyrtare.

“Po ti do vazhdosh akoma të bësh llafazanllëqe nëpër tavolina komisariatesh?”-  i është drejtuar Rama.

Debati, që ka ndodhur në një takim të mbyllur për median, tregon për klimën e tensionuar brenda radhëve të mazhorancës.

Më herët replikat kane ndodhur edhe mes Kryeministrit Rama dhe Elisa Spiropalit, kësaj të fundit Rama iu drejtua me ton të ashpër: Ti mos fol fare, fare kur te jem unë”.

About Krye Redaktor

Check Also

Skandali/ Si Rama bëri Drejtoreshë në Kryeministri motrën e dy drejtuesve të kartelit të kokainës

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi akuzoi  kryeministrin Edi Rama se kishte …