Zgjidhet kryetari i PD Elbasan

Alis Narazani është zgjedhur kryetari i ri i Partisë Demokratike Dega Elbasan.

Pas një procesi model dhe demokratik, ka përfunduar edhe procesi i numërimit të votave për kreun e PD Elbasan, ku fituesi është shpallur Alis Narazani, duke siguruar 477 vota.

Kandidatët e tjerë, Sokol Shkëlzeni ka siguruar 319 vota dhe Durim Çekrezi 249 vota.

Në lidhje me këtë process, ka mbajtur fjalën e tij për SYRI-n, drejtuesi politik i Qarkut Elbasan, Tomorr Alizoti, i cili e ka vlerësuar këtë garë tërësisht demokratike.

Ai tha se, gGara ishte model, i bëjnë mirë partisë, këto gara të tilla e forcojnë dhe e bëjnë partinë më të shëndetshme.

Tomorr Alizoti: Unë kam mbetur jashtë mase i kënaqur me procesin. Ka qenë një proces tërësisht demokratik. Kanë marrë pjesë demokratët që nga mëngjesi deri në ora 6:00 pasdites dhe është numëruar çdo fletë, çdo votë dhe një mirënjohje të madhe zonjave dhe zotërinjve që kanë bërë të mundur procesin, që kanë numëruar. Ka qenë realisht një proces model. Të gjithë kandidatët kanë qenë prezent gjatë numërimit, kanë qenë dhe prezent gjatë votimit dhe më vjen mirë që ne në këtë degë kemi procese të tilla.

Dua të falenderoj njëherë dhe vetë kandidatët që ishin qytetarë në në në pranimin e rezultatit. Fituesi që është zoti Arlis Narazani, por edhe ish-kryetari i degës Durimi, Durim Shekrezi, Sokol Shkëlzeni, të cilët morën, pra ishin më të votuarit. Kanë qenë, si të thuash, një betejë kokë më kokë dhe në fund ishin shumë xhentil dhe shumë fisnik për të pranuar garën. Kjo ishte gjëja më e bukur. Gjithashtu dhe zonjën Lumturi dhe zotin Elior, që pranuan dhe morën pjesë në këtë gaz… në këtë garë shumë fisnike.

Gara ishte model, i bëjnë mirë partisë. Këto gara të tilla e forcojnë dhe e bëjnë partinë më të shëndetshme. Ne pranojmë çdo lloj shqetësimi, çdo lloj problemi, çdo lloj ankesë, por besoj të gjithë kandidatët mbeten të kënaqur me gara. Fundja gara në fund nxjerr një fitues. Por ishte një proces i mirë për degën e Elbasanit. Shpresoj që këtë proces të tilla t’i kemi dhe në degët e tjera.

Unë i falenderoj shumë pjesëmarrësit dhe demokratët. Ju kërkojmë ndjesë atyre demokratëve që mund të jenë mërzitur pak, por jemi, ëh, jemi në Shqipëri ende jo në Suedi, por procesi ishte në nivele të larta. Unë ju falenderoj juve dhe demokratët që morën pjesë.

About Redaksia

Check Also

Sfidë ndërkombëtarëve/ Rama i dorëzon policinë grupit kriminal të Ballukut dhe ja ndërsen SPAK-ut

Ashtu siç përflitej prej javësh në qarqet politike, posti i drejtorit të përgjithshëm të Policisë …