Noka: Idiot Beqiri, i dënuar ndërkombëtarisht, por i promovuar si analist në media!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka akuzuar përmes një postimi publik Idajet Beqirin, duke e cilësuar si person me të kaluar kriminale.

Sipas Nokës, Beqiri është dënuar disa herë në vende të ndryshme për vepra si mashtrim, falsifikim dhe aktivitete të tjera të paligjshme, ndërsa shton se ai po promovohet në media si analist.

Reagimi

Idiot Beqiri është dënuar 4 herë me vendim gjykate në kohë dhe shtete të ndryshme (1986, 1996, 2010, 2012), përkatësisht për falsifikim, krime kundër njerëzimit në bashkëpunim, vjedhje nëpërmjet mashtrimit, mashtrime me viza dhe drejtues grupi me aktivitet narkotrafiku e kontrabande. I sanksionuar nga #SHBA si terrorist, por i promovuar nga mediat Vari Karlo si analist.

Në botën demokratike, shtypi distancohet nga personazhe të tillë të dënuar dhe diskretuar gjerësisht. Në Shqipëri ndodh e kundërta.

Idiot Beqiri, njohur ndryshe si Idajet, Hidajet, Ido Mankuta apo Alban Vjosa, kalon nga një studio në tjetrën, për t’i shërbyer zellshëm një regjimi që ka nevojë për shërbimet e tij.

Madje në Shqipëri, #SKAP Dumani dhe Gjoka Irena me shumë rrena e kishin referencë kryesore fjalën e Idiotit.

Fatkeqësi për të majtët, që presin të dëgjojnë të vërteta nga goja e një mashtruesi ndërkombëtar, i dënuar për 1001 të zeza, i cili s’la skemë mashtrimi pa aplikuar për të zhvatur paratë e emigrantëve shqiptarë. Familje të tëra janë përndjekur e spiunuar prej tij, duke mos kursyer as të afërmit e tij.

Urdhëroni e shikoni Idiot Beqirin.

About Redaksia

Check Also

E paralajmëruan për Ballukun, 9 vende të BE-së ngrijnë negociatat me Shqipërinë

Negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian janë futur në një fazë frenimi, që i dedikohet …