Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, në zonat malore e kodrinore, duhet të rikthehen komunat aty ku jetojnë 1300 banorë.
Ai tha se, dhe Europa e Rajoneve është pikërisht projekti me të cilin BE-ja synon që të ketë zhvillim të harmonishëm në të gjitha rajonet e hapësirës Europiane.
Berisha: Tani ku qëndrojmë ne sot, se këto kanë ndodhur.
Ne duhet t’i japim përgjigjen më të shkëlqyer dy çështjeve themelore.
Së pari ishteresave dhe shërbimeve të qytetarëve shqiptarë.
Së dyti, përshtatjen me të gjitha kriteret e BE-së, mbasi siç dihet Europa e Bashkuar është edhe Europa e rajoneve.
Dhe Europa e Rajoneve është pikërisht projekti me të cilin BE-ja synon që të ketë zhvillim të harmonishëm në të gjitha rajonet e hapësirës Europiane.
Në parimin e parë, thashë u shumëzua me zero relievi i vendit.
Vetëm një armik apo injorant i degraduar mund të vepronte në këtë mënyrë.
Shqipëria për shkak të këtij relievi ka 18300 kilometra rrugë. Është relievi që i dikton këto. Ndaj dhe ne duhet të kemi dy standarde.
Standardi për Shqipërinë malore, kodrinore. Duhet të kthejmë komunat në të gjitha zonat kodrinore e malore ku ekzistojnë një numër i caktuar banorësh. Unë nuk mund të them aty ku nuk ka banorë, se ajo është proces i gjatë i ripopullimit. Por duhet të rikthehen të gjitha zonat kodrinore e malore në të cilat ka 1500 ose 1300 banorë.
Franca numëron 35 mijë komuna. Franca ka male, por është fusha e Europës, është bujqësia Europiane, potenciali më i madh bujqësor i Europës.
Franca ka 36 mijë komuna dhe ka komuna me 1500 banorë. Ndaj dhe ne duhet të rikthejmë me shpejtësi, me përparësi në zonat kodrinore e malore, shërbimet, komunat si thirrja e fundit dhe mundësia e fundit për të mos i përjashtuar ato nga territori i Shqipërisë.
Ato po shndërrohen në zona të vdekura, në një kohë kur në vende të tjera ato përbëjnë pasuri mahnitëse, përrallore.
Po të shkosh këtu mbrapa Dajtit, gjer në Martanesh, është një nga masivet malore më të bukura të Shqipërisë dhe Europës. Nuk shkon dot kush. Shkojnë ushtarët që bëjnë stërvitje dhe e kanë Bizën si pikën më të përshtatme të stërvitjes, në një kohë kur Biza mund të ishte edhe një nga qendrat më të bukura turistike të kryeqytetit.
Por jo, s’ka. Çfarë del jashtë unaze e destinuar të shkatërrohet. Duhet të marrë fund kjo.
Gazeta RD