Plagosen dy efektivë policie gjatë një operacioni në Vlorë

Një aksion policor i zhvilluar gjatë natës në qytetin e Vlorës, është shoqëruar me ndjekje dhe përplasje, duke lënë të plagosur dy efektivë policie.

Sipas të dhënave paraprake, policia ka tentuar të ndalojë një automjet, por drejtuesi i tij nuk i është bindur urdhrit për ndalim, duke u larguar me shpejtësi.

Ndjekja ka vijuar në disa lagje të qytetit dhe ka përfunduar te Bulevardi “Ismail Qemali”, ku forcat e policisë kishin organizuar një tjetër pikë bllokimi.

Gjatë ndërhyrjes, një automjet policie që ishte pozicionuar për të ndaluar makinën tip “Golf” është përplasur, duke shkaktuar plagosjen e dy efektivëve.

Të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të identifikuar përgjegjësit.

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …