Teza e re e Ramës, në fakt konfirmon korrupsionin e tij!

Nga Belind Këlliçi

Pasi shpalli se shkelja e barazisë në tendera, apo shpërdorimi i detyrës nuk janë korrupsion, pasi mbrojti me votë në Kuvend bashkëpunëtoren e tij të ngushtë në afera, pasi po bëhet gati të ndryshojë ligjet dhe Kodin e Procedurës Penale për të fituar imunitet ekstra para drejtësisë, Edi Rama tani na ka dalë me një tezë të re. Ai thotë se nuk ka korrupsion, sepse janë rritur të ardhurat e shtetit!

Të ardhurat rriten kryesisht për shkak të rritjes së taksave dhe dhunës në mbledhjen e tyre. Po kjo nuk do të thotë aspak se nuk ka korrupsion, përkundrazi.

Kjo do të thotë se çdo vit shuma edhe më të mëdha parash, nga puna dhe taksat e shqiptarëve, kanë shkuar në duart e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.

Pastaj dihet se çfarë ndodh.

E pandehura, deri më tani, pa marrë parasysh hetimet e reja e që po vijojnë, rezulton se ka abuzuar me 11 procedura, me vlerë 1.1 miliardë euro.

Mbi gjysëm miliardi euro i ka marrë vitet e fundit vetëm AKSHI. Drejtuesit atje, sekserët dhe mashat komanduese shkuan deri në pengmarrje dhe sot akuzohen për grup të strukturuar kriminal.

SPAK lëviz çdo ditë sa nga njëra vilë tek tjera për të gjetur prova e pronësi.

Vetëm me një porosi, Edi Rama dhe Belinda Balluku avulluan 50 milionë euro në tunelin e Llogarasë.

Ndërkohë që dhjetra akse rrugore ranë e u dëmtuan nga shirat.

Ja pra ku shkojnë dhe si menaxhohen të ardhurat e shtuara.

Për fat të keq, sa më shumë të shkojnë ato në arkën e shtetit, aq më shumë rritet abuzimi e shpërdorimi nga Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij.

Qytetarët nuk e meritojnë një qeverisje të zhytur në korrupsion e krim. Dhe sigurisht, nuk e meritojnë që përgjegjësi, Edi Rama, edhe të tallet në çdo dalje publike që bën.

Duhet bashkim energjik në shesh, në qëndresën tonë derisa ta largojmë të keqen.

About Redaksia

Check Also

Teknologjia në Republikën Popullore të Shqipërisë

Nga Arlind BAJAJ Prej gati katër vitesh, Shqipëria ndodhet nën pushtim. Ky pushtim, ndryshe nga …