Në ceremoninë përkujtimore të 35-vjetorit të ngjarjeve të 2 Prillit në Shkodër, kryetari i PD, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama për korrupsion dhe shkatërrim të të rinjve shqiptarë.
Berisha tha se Shqipëria ka humbur 720 mijë të rinj në 10 vitet e fundit dhe sulmoi Ramën për projektet e dyshuara financiare dhe tenderët e dyshimtë, duke e cilësuar atë “vrasës të ëndrrës së rinisë shqiptare”.
Berisha: Të dashur miq, pasardhësi i bllokmenëve hoxhistë në një drejtim të ekzistencës së kombit, i ka bërëkombit shqiptar gjëmën më të madhe që nga vitet 1300, vitet e Murtajës së Zezë.
Asnjë pushtues, asnjë regjim nuk ka zbatuar në mënyrën më të egër doktrinën e Çubrilloviçit, e cil sot është tejkaluar disa herë nga Ramoviçi dhe meriton të quhet doktrina e Ramoviçit, e argatit të Beogradit.
Në 10 vite, 720 mijë të rinj shqiptarë kanë marrë me vete ëndrrën shqiptare në rrugët e botës. Janë larguar nga Shkodra, janë larguar nga Shqipëria sepse ky është një vrasës i ëndrrës së rinisë shqiptare.
Sot, në një akt cinik, kishte zgjedhur 2 prillin për të takuar studentë.
Çfarë u tha?
Studentëve Edi Rama u tha se Shqipëria nuk ka korrupsion dhe se korrupsioni është perceptim.
Unë, këtu nga Shkodra, dua t’i shtroj atij këto pyetje.
Sarajet e Surrelit o kryehajdut, me themele 720 metra të gjata, me materiale nga më të kushtueshmet që ekzistojnë, janë përceptim apo vjedhje?
Raporti i OSBE që të akuzoi se ke depozituar në vitin 2014, 200 milionë euro në bankat offshore, është perceptim apo vjedhje?
Është perceptim apo vjedhje djegësi i Tiranës me të cilin janë zhdukur 130 milionë euro dhe nuk ekziston tullë as nishan?
Është perceptim apo vjedhje 500 tendera sekretë në kundërshtim me ligjin për baxhanakun tënd nga AKSHI?
Është perceptim apo vjedhje emri i bashkëshortes tënde me qindra herë në dosjen e AKSHI-t si hajdute dhe që mbulohet nga Mirlinda tjetër?
Publikoje dosjen para shqiptarëve.
Është perceptim apo vjedhje zhdukja me një të rëndë të lapsit të 50 milionë eurove në tunelin e Llogarasë me firmën tënde dhe të Belinda Ballukut?
Është perceptim apo vjedhje mbyllja e portit të Durrësit për të ndërtuar Dubain e 1001 netëve, duke u grabitur shqiptarëve pasurinë publike më të madhe që kanë rreth 4 miliardë euro?
Është perceptim apo vjedhje Benet Beci, i cili në krahasim me ty është një hajduc me dokumente?
Qytetarët e Shkodrës kanë pasur kushedi sa kryetarë bashkie. Nuk po flas për ta. Por nuk kanë pasur asnjë të regjistruar me dokumente, me dosje, siç kanë Becin tënd.
Është perceptim apo vjedhje Tigrat, për të cilët shqiptarët kanë paguar 90 milionë euro gjer sot pa pasur asnjë kilovat energji elektrike?
Janë perceptime apo vjedhje rrugët e shembura njëra pas tjetrës si kurrë ndonjëherë?
Nuk janë perceptime, ndaj dhe ti po bën ligje për të shpallur vjedhjen e qeveritare legjitime.
Gazeta RD