Berisha: Nderimi më i mirë për martirët e 2 Prillit është të përmbushim misionin e rikthimit të votës së lirë

Kryetari i PD, Sali Berisha, në përkujtim të 35-vjetorit të 2 Prillit theskoi se, nderimi më i mirë për martirët e asaj dite është përmbushja e misionit për rikthimin e votës së lirë në Shqipëri.

Në një prononcim për mediat, Berisha vlerësoi sakrificën e të rinjve që u flijuan gjatë protestës në Shkodër, duke e cilësuar atë si moment kyç për rrëzimin e diktaturës, ndërsa bëri thirrje për angazhim të mëtejshëm në mbrojtje të demokracisë dhe të drejtave të qytetarëve.

Berisha: Sot është një ditë e shënuar për Shkodrën dhe mbarë Shqipërinë.

35 vite më parë, engjëjt e demokracisë, siç u quajtën në atë kohë të rinjtë shqiptarë në misionin e tyre, u flijuan në këtë shesh nga një barbari e vërtetë e regjimit në një protestë paqësore, më civilen, më të qytetëruarën që mund të bëhej.

Edhe njëherë theksoj se martirizimi i tyre u bë dritë dhe unë garantoj shqiptarët se ajo sakrificë ishte përcaktuese për zgjedhjet e mëpasme me të cilat ne përmbysëm diktaturën.

Por sot, nderimi i tyre më i mirë është të përmbushim misionin e rikthimit të votës së lirë të shqiptarëve.

Sot kemi një armik të egër, të shumëfishtë të shqiptarëve, një armik të votës së lirë, një armik të qenies së tyre kombëtare, një armik të pasurive të tyre.

Sot çdo shqiptar ka një motiv shumë të fuqishëm të ngrihet për përmbysjen e tij.
PD është e vendosur të vazhdojë këtë betejë gjer në përmbysjen e misionit të saj.

 

About Redaksia

Check Also

Skandali me Akademinë e Futbollit të Ergys Agasit dhe roli i agjencisë së Ramës

Nga Gisela Troplini “Shteti si sipërmarrës”, ishte ideja e kryeministrit Edi Rama, kur i dha …