“2 Prilli”/ Spahia i përgjigjet Ballës: Shkodra s’harron, sakrifica e dëshmorëve po përdhoset nga qeveria Rama!

Deputeti i PD, Bardh Spahia, ka reaguar në përkujtim të 2 Prillit, duke akuzuar qeverinë dhe përfaqësues të saj për përdhosje të kujtimit të viktimave të asaj dite.

Në një reagim në rrjete sociale, Spahia thekson se, kujtimi i Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekës nuk duhet parë thjesht si një datë përkujtimore, por si një “aktakuzë e gjallë” ndaj atyre që, sipas tij, kanë deformuar idealet për të cilat ata ranë.

Spahia shkruan se, është kulmi i cinizmit dhe paftyrësisë që Taulant Balla dhe pasardhësit politikë të asaj vrasëseje, PPSH, sot të maskuar nën petkun e PS, guxojnë të flasin për demokraci mbi varret e atyre që vetë i ekzekutuan. Ata që dje shtypën revoltën paqësore me plumba, sot shtypin vullnetin e popullit me para të pista dhe presion kriminal.

Reagimi i deputetit Bardh Spahia

Sot, kujtimi i Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekës nuk është thjesht një datë në kalendarin e dhimbjes kombëtare, por një aktakuzë e gjallë kundër atyre që lirinë e fituar me gjak e kanë kthyer në mall tregtie.

​Është kulmi i cinizmit dhe paftyrësisë që Taulant Balla dhe pasardhësit politikë të asaj vrasëseje, PPSH, sot të maskuar nën petkun e PS, guxojnë të flasin për demokraci mbi varret e atyre që vetë i ekzekutuan. Ata që dje shtypën revoltën paqësore me plumba, sot shtypin vullnetin e popullit me para të pista dhe presion kriminal.

​Nuk ka fyerje më të rëndë për kujtimin e dëshmorëve sesa të shohësh simbolet e vjedhjes së zgjedhjeve të pozojnë si “gardianë të shtetit”.

​Ata protestuan për votën e lirë,  ju e blini atë me thasët e krimit.

​Ata ranë për pluralizmin, ju po instaloni një monizëm të ri arrogant.

​Ata dhanë jetën për Shqipërinë europiane, ju po e zbrazni vendin duke e kthyer në pronë private të një sekti.

Por Shkodra Nuk Harron!

​Shkodra, djepi i qëndresës, mbetet dëshmitarja e përjetshme e kësaj tradhtie. Çdo tentativë për të diktuar vullnetin përmes strukturave të korruptuara është një plumb tjetër mbi idealet e 2 prillit.

​Dëshmorët e Shkodrës nuk ranë që Shqipëria të kalonte nga prangat e diktaturës në darën e pushtetit të bërë një me krim të organizuar. Lavdi përjetë dëshmorëve, turp atyre që shkelin mbi sakrificën e tyre!

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …